Hashim Thaçi e ka një plan!

Hashim Thaçi e ka një plan!

Nga Enver Bytyçi - 18/03/2021

Ramush Haradinaj dhe Lumir Abdixhiku nuk duhet të bëhen lodër në duart e Hashim Thaçit e Isa Mustafës! 

Nëse Enver Hoxhaj nuk mund të dalë nga rrjeshti dhe detyrohet të zbatojë urdhërat e shefit të tij në Hagë, këtë nuk duhet ta bëjnë kreu i LDK-së dhe ai i AAK-së. 

Haradinaj e ka më të lehtë. Abdixhiku pak më të vështirë, se i duhet të përballojë presionin e Isa Mustafës dhe Agim Veliut. Por vendimi është në duart e tij.

Këta duhet ta përkrahin e madje ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente të vendit.

Qëllimi i Thaçit dhe Isës është e do të jetë që Vjosa të mos zgjidhet presidente. 

Në këtë rast ata do të realizojnë dy objektiva: Hakmerren ndaj Vjosës dhe e çojnë vendin në zgjedhje të reja. Duke e çuar vendin në zgjedhje të reja do të përpiqen të krijojnë idenë se "Ata ishin faktor stabiliteti në Kosovë"! 

Më pas, pas zgjedhjeve, kur Abdixhiku dhe Hoxhaj të thellonin humbjen, do të thoshin se "ne ishim më të suksesshit e më të mirët"! 

Të gjithë skenarët që bllokojnë zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente çojnë në përpjekjet për ta rehabilituar moralisht e politikisht Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën. 

Ata mbështesin edhe sot njëri-tjetrin! Mos e harroni këtë. Viktima e bashkëpunimit të tyre nuk është vetëm Vjosa, por edhe kryetarët në krye të partive përkatëse, para së gjithash, Kosova!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco