Krijimi i institucioneve

Krijimi i institucioneve

Nga Naza Krasniqi - 17/03/2021

Institucionet duhet të krijohen, të mos  humbet kohë, Kosova ka shumë e shumë probleme, që duhet të zgjidhen, që qytatarëve të saj në këtë kohë pandemie t’u lehtësohet jeta.

Subjekti politik që ka fituar zgjedhjet, pra VV, së bashku me Listen e Vjosës janë përgjegjës të krijonë rrethanat dhe të bashkëpunojnë me gjitha partitë politike në krijimin e instucioneve të reja. 

Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 Vetëvendosja fitoi bindshëm dhe ju dha mundësia, që ta krijojë qeverinë, të udhëheqë, por edhe të marrë përgjegjësinë prej momentit që ta krijojë qeverinë. 

Qytetarët e votuan znj. Osmani  për presidente, dhe pa dilemë, që ajo duhet të zgjedhet,  fitoi mbi 300 000 vota dhe ishte me e votuar,  andaj nuk ka kuptim të diskutohen kandidatë të tjerë, vota nga elektorati tregoj  qartë.

Opozita, konkretisht LDK-ja, duhet të jetë pjesë e zgjedhjes se presidentit, së pari, që krijimi institucioneve është interes i Kosovës  dhe qytetarëve të saj, pastaj një opozitë konstruktive duhet të veprojë në  funksionimin e një shteti demokratik dhe së treti mendoj, që pas rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 gati gjysma e elektoratit të LDK-së, ju larguan dhe e votuan znj. Osmani, pavarësisht asaj, që ajo nuk ishte pjesë e strukturave të LDK-së, dhe  ishte 
pjesë e Vetëndosjes. 

Pra, LDK-ja me një kryetar të ri duhet të dëshmojë vetën edhe para elekoratit të saj të dëshpruar se e respekton vullnetin e tyre, pavarësisht që  nuk e votuan dhe e dënuan. Ndërsa sa i përket thirrjes së disa individëve të VV-së „votoni dhe qëndroni në sallë për ta bërë korumin për zgjedhjen e presidentit të vendit, ose shkojmë në zgjedhje“, mendoj që z. Kurti dhe znj Osmani duhet të injorojnë këtë thirrje, sepse elekorati nuk i votoi për thirrje të tilla dhe nuk duhet të lejojnë thirrje të tilla, shkuarja në zgjedhje është në dëm të qytetarëve të Kosovës, kurse partitë që i humbën zgjedhjet nuk besoj që humbin më shumë.

Ndërsa ta shikosh historikun e Vetëvendosjes në krijimin e instucioneve, miratimin e ligjeve apo marrëveshjeve ndërkombëtare nuk kanë qenë aspak konstruktive, pavarësisht se ka qenë opozitë aktive herë mirë e herë agresive, por si do që të jetë pupulli i votoi bindshëm për të ndryshuar në aspketin pozitiv për Kosovën dhe qytarët e saj, e asesi për thirrje të tilla ....!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco