LDK e kaloi testin e demokracisë, veç pasi ra në 'greminë'

LDK e kaloi testin e demokracisë, veç pasi ra në 'greminë'

Nga Astrit Veliqi - 16/03/2021

Lidhja Demokratike e Kosovës me zgjedhjen e kryetarit të ri, ka dhënë një shembull të mirë për demokracinë në vend, duke iu dhënë shkollë edhe subjekteve tjera në vend se si duhet të kultivohet dhe mishërohet ndërrimi i strukturave partiake.

Megjithatë, ajo që lë për të dëshiruar, është se kjo ka ndodhur në momentin më të keq kur ky subjekt ka rënë pothuaj në 'greminë' pikërisht ditën e dashurisë me 14 shkurt, sa i përket përkrahjes nga elektorati.

Prandaj edhe zgjedhja e një figure të re në krye të partisë, duke i 'harruar karriget' është një tregues se LDK me shumë se kurrë ka pas nevojë për një frymë dhe mendësi të re politike.

Stërkeqja e LDK-së ku në krye të saj ishte Isa Mustafa për shumë vite ndodhi sidomos në zgjedhjet e fundit ku me 14 shkurt ajo doli me një përqindje prej 13 %, e ndikim të madh këtu pati edhe përjashtimi i Vjosa Osmanit, gruas me të votuar në vend.

Andaj LDK-së nuk i mbeti rrugë tjetër vetëm të reformohet e të ndërrojë edhe strukturat e saj udhëheqëse, ku pas dorëheqjes së Isa Mustafës, si test i parë serioz për partinë dikur me të madhe në vend, ishte ardhja në krye të saj, sikur është zyrtarizuar, Lumir Abdixhiku.

Lumir Abdixhiku një djalosh i ri, i cili duket se premton ka marrë besimin e 190 delegatëve në Kuvendin e Përgjithshëm me 14 mars, për ta udhëhequr partinë 'institucionaliste' në momentet më të vështira të saj.

Ai kishte një mbështetje sidomos të krahut të njohur më herët si 'Brezi i Republikës', duke e mposhtur edhe Lutfi Hazirin, një 'lider i rryer' i cili ka qenë gjithmonë pas Mustafës në pozita të larta drejtuese të LDK-së, derisa kandidatura e Besian Mustafës ka qenë ma tepër një testim dhe ambicie personale e tij, por që edhe ai e ka ditur vetë se nuk e ka përkrahjen e partisë.

Por zgjidhja e Lumir Abdixhkut në krye të LDK-së, ishte e qëlluar ngase pritjet dhe përgjegjësitë për rikthimin e saj në skenën politike do të rriten gjithnjë e më shumë.

Lumiri ka marrë peshë të madhe mbi supe, dhe rikthimi i namit të LDK-së, në skenën politike të vendit, do të jetë edhe testi dhe sfida më e madhe e tij.

Normalisht, përveç tyre, LDK ka nevojë edhe për një hapje më të madhe sidomos ndaj kuadrove dhe ekspertizës së re profesionale.

Partia e 'Akademikëve' siç edhe quhet, me Lumirin në krye të partisë por edhe me strukturat e tjera udhëheqëse ka bërë hapin e parë pozitiv, por me ambicie e energji mund ta rikthejë dinjitetin e nëpërkëmbur dhe të stërkequr të LDK-së.

Filozofia politike e LDK-së, është ngushtë e lidhur me filozofinë rugoviane të saj, e cila themelet e saj të fuqishme, dikur i promovoi lideri historik i saj, ish-presidenti Ibrahim Rugova.

I vetmi 'apllauz', që meriton LDK-ja, është se ky subjekt e dha testin e demokracisë në kohën me të 'stërkequr të saj', por si shembull ky është i mirë dhe duhet ndjekur edhe nga subjektet tjera politike në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco