Me 10 pyetje, 10% ia rriti votuesit Albin Kurtit

Me 10 pyetje, 10% ia rriti votuesit Albin Kurtit

Nga Kimete Berisha - 16/03/2021

Nuk je në pozitë të shtrosh pyetje, Enver Hoxhaj.

Për të shtruar pyetje duhet të jesh i pafajshëm dhe i painformuar. 

Ku ke parë Ti kësi yrrneku: Në emër të PDK-së, e merr në pyetje Albinin për problemet që i ka shkaktuar PDK-ja! 

Ti duhet të japësh përgjegjësi për pyetjet e t'ua. 

Sot PDK po kërkon nga Albini Kurti dhe Vjosa Osmani t'i ndreqin gabimet e PDK-së! 

E kaluara nuk ndryshohet. Prandaj, mendohet se bash sherri këtij fakti, njeriu është i pafat. 

Kryetarët i ke në Hagë. 

Pse nuk e pyete Albinin: Si ndodhi që veç Ti nuk e votove Gjykatën Speciale? 

Pse nuk e kushtëzove Albinin ta ndryshojë qëndrimin për Gjykatën Speciale?

Pyetje e vërtetë është kjo: 

Pse votuesit nuk patën mëshirë për burgosjen e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit? 

E ke parasysh çka do të thotë të shkosh në burg, nga pozita e kryetarit të shtetit? 

Albinin është dashur ta befasosh. 

Ta gjesh të papërgatitur. 

Ti ia jep Albinit atë që e pret prej teje, je tmerrësisht i parashikueshëm. 

PDK, përveç e dështuar, shkaku yt po duket edhe e papjekur dhe qesharake! 

Mirë e ke veç kur thua se PDK nuk e ka për obligim t'u ndihmojë kundërshtarëve të ngriten në karrierë. 

Nëse më pyet dikush 'A mendoj ende se je një kastravec', i them Po. 

Dhe për ata që nuk e dinë, sipas Fjalorit Shqip, kur i thua dikujt kastravec, figurativisht i thua 'I papjekur dhe pa përvojë në jetë; budalla'.

P.S. Të jeni të bindur se sot, me 10-të pyetjet t'ua, 10% ia ke rritur votuesit Albin Kurtit.. 

Për PDK-në nuk është koha e luftës, por e shërimit. 
Sepse, PDK është e 'plagosur' gati e 'vrarë' nga vet krijuesit e saj! 

Të plagosurit kërkojnë shërim, jo mejdan.

Secili që sot bën ironi me fitoren e madhe të Vetëvendosjes, gabon shumë. 

Sepse, asnjë fjalë e keqe sado e rëndë të jetë kundër Vetëvendosjes, sot nuk ia merr anën fitores së madhe.

Për ta mundur Albin Kurtin duhet të bëhesh 'i mirë'. 

Për t'u bërë i mirë, është proces, nevojitet kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco