Pse është kaq i rëndësishëm Jerusalemi, djepi i tri kulturave më të mëdha në botë

Pse është kaq i rëndësishëm Jerusalemi, djepi i tri kulturave më të mëdha në botë

- 16/03/2021

Njohja e Izraelit dhe Palestinës ka një rëndësi të madhe për shqiptarët. Kjo njohje tejkalon kufijtë e njohjes klasike të një shteti apo populli.

Historia e botës lidhet ngjusht me zhvillimet historike të popullit izraelit, dhe, pjesërisht të palestinezëve. Në fakt ndërlidhet ngusht me historinë e Lindjes së Mesme. Më saktësisht, me Jerusalemin, apo siç e quajnë muslimanët, Kudsi Sherifi.

Muri i vajtimit, Shtëpia ku jetoi Isaja a.s. Jezu Krishti, dhe Mesxhidul Aksaja janë epiqendra rreth të cilave rrotullohet e gjithë historia e njerëzimit. Nën hijen e këtyre tre emrave tri civilizimet më të mëdha që diti t'i krijojë njerëzimi. Judaizmi, Krishterimi dhe Islami janë kupollat e të arriturave civilizuese në botë, si dhe janë pikënisjet e ndryshime epokale që ndodhën në histori.

Qëndrimet politike të Evropës karshi Jerusalemit kryeqytet vetëm i hebrenjëve, i tejkalojnë kufijtë e qëndrimeve klasike politike, diplomatike e strategjike të ndonjë organizmi apo aleance politike kudo qoftë në botë. Këto qëndrimeve përshkohen tejpërtej nga ngjyrime të ndryshme si rezultat i ngjarjeve të mëdha që kanë ndodhur në historinë e njerëzimit.

Për dhe përreth Lindjes së Mesme. Përreth Jerusalemit.

Jerusalemi, pra, është qytet më shumë se vetëm një qytet. Është djepi i tri kulturave më të mëdha në histori, dhe frymësuesi i shumë të tjerave. Nuk ka popull të madh në botë, perandori apo civilizim që nuk i kanë lënë gjurmët e tyre në qytetin e Jerusalemit. Së këndejmi, diskutimet ditore rreth Jerusalemit që i dëgjojmë tek ne, së paku kohëve të fundit, janë karikatura të diskutimeve të vërteta që do të duhej të bëheshin rreth qytetit të Jerusalemit.

E përsërisë: Pa njohur mirë historinë e hebrenjëve, të palestinezëve e të Izraelit, më saktësisht, pa njohur historinë e Jerusalemit, zor se mund të thuhet se njihet historia e njerëzimit. E njohja e historisë, bazuar edhe në Kur'an, është parakusht i njohjes së tanishmes dhe e sendërtimit të së ardhmes. Në fakt është mësimi më i mirë që një shoqëri mund ta merr nga e kaluara historike.

Shqiptarët kanë shumë çka të mësojnë nga historia e hebrenjëve. Ajo histori nuk përkufizohet vetëm me historinë e shtetit të Izraelit. Ajo shkon përjet këtij parametri. Prekë periudha të gjata mijëra vjeçare të njerëzimit. Peiudha në të cilat janë evidente edhe gjurmët e shqiptarëve.

Mbase, shumë të dukshme dhe me ndikime të mëdha nëpër histori...!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco