Si dhe nga kush u humbën ditët e pushimit të zyrtarëve publik?

Si dhe nga kush u humbën ditët e pushimit të zyrtarëve publik?

Nga Naza Krasniqi - 12/03/2021


Ligji Nr. 06/L-114 për zyrtarët publikë konkretisht Paragrafi 4 i Nenit 18 e specifikon: Pushimet e zyrtarëve publikë rregullohen sipas Ligjit të Punës Neni 32 i Ligjit të Punës e specifikon se:
I punësuari gjatë çdo viti kalendarik ka të drejtë për pushim vjetor të paguar në një kohëzgjatje prej së paku katër (4) javë, pavarësisht a punon me orar të plotë apo të shkurtuar.

Zgjatja e pushimit vjetor përcaktohet varësisht nga stazhi i punës, ku për çdo pesë (5) vite të përvojës së punës, shtohet një ditë pune.

Ndërsa Paragrafi 5 i Nenit 18 të Ligjit Nr.06./ l-114 për zyrtarët publikë e konkretizon, se kriteret dhe kushtet e orarit të punës dhe pushimeve përcaktohen nga qeveria me akt nënligjor, pra Rregullorja Nr. 12/2020 për orarin e punës dhe pushimet e zyrtarëve publikë.

Neni 9 Rregullores Nr.12/2020 për orarin e punës dhe pushimet e zyrtarëve publikë e specifikon:

1. Zyrtari publik për çdo vit kalendarik ka të drejtë për pushim vjetor të paguar në një kohëzgjatje prej njëzet (20) ditëve.

2. Pavarësisht nga Paragrafi 1 i këtij neni,zgjatja e pushimit vjetor përcaktohet varësisht nga stazhi i punës, ku për çdo pesë (5) vite të përvojës së punës, shtohet një (1) ditë punë.

Pra as Ligji i Punës as Ligji për Zyrtar të Publik dhe as Rregullorja Nr.12/2020 për orarin e punës dhe pushimet e zyrtarëve publikë nuk e

mohojnë një e drejtë që është fituar nga legjislacioni paraprak për shërbimin civil.

Legjislacioni i ri nuk ka karakter retroaktiv dhe ka hy në fuqi në vitin 2020 dhe zbatimi i tij fillon  prej 2020-ës e këndej.

Ligji për shërbyesit civilë është plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin për zyrtarët publikë për avancimin e funksionimit të administratës dhe si pjesë e reformës së Administratës, por assesi të veprohet edhe për 20 vitet paraprake duke ju mohuar të drejtat e fituar me legjislacionin paraprak të shërbyesve civilë.

Kjo  veç është duke ndodhur në institucionet publike nga njësitë përgjegjëse, sepse me zbatimin e legjislacionit për zyrtarët publikë shumica e njësive të personelit kanë startuar në llogaritjen e pushimeve, 20 ditë të përcaktuar me legjislacionin + ditë e fituar në bazë të përvojës së punës, në çdo 5 vite një (1) ditë pushim.

Shqetësuese është, se llogaritja për të drejtën e pushimit në bazë të përvojës ka filluar te zbatohet edhe për periudhën kur ishte në fuqi ligji i vjetër për shërbimin civil, pra automatikisht me këtë llogaritje kanë humbur të drejtën e pushimit të caktuar me ligj e vjetër.

Por shtrohet pyetja, si dhe nga kush u humbën ditët e pushimit të zyrtarëve publikë.

Nëse drejtoheni te njësitet përgjegjëse të personelit dhe kërkon raport për ditët e pushimit të këtij viti aty e sheh se të mungojnë ditët e pushimit, që kemi fituar në bazë të përvojës të përcaktuar me legjislacionin e vjetër, ku çdo dy vite ke fituar një ditë pushimi

Pas një insistimit për të kërkuar sqarim po thuajse në të gjitha institucionet merr një përgjigje të thjeshtë: Tash kështu e parasheh ligji për zyrtarët publikë, përveç humbjes së drejtës së pushimit, shqetësuese është moskuptimi, apo mos përgjegjësia çka do të thotë, të mohosh një të drejtë zyrtarëve, që kanë fituar me ligj.

A guxon të ndodh diçka e tillë në një shoqëri demokratike, dhe pse institucioni përgjegjës për zhvillimin e politikave të nëpunësve civilë nuk ka bërë një interpretim ligjor dhe ti udhëzojë të gjitha institucionet publike, si të veprojnë në raste, kur ka paqartësi dhe mos të lejon të ndodh një praktikë e tillë, pra t’u mohohet një e drejtë, që e ka përcaktuar ligji.

Andaj edhe njëherë vërtetohet, se përgjegjësia institucionale dhe e pozitës zyrtare është në një nivel jo të duhur dhe shumë shqetësues. Pavarësisht disa dukurive që ka në administratë siç është servilizmi , politizimi e të tjera, aty ka shumë zyrtarë profesionalë, punëtorë, të përgatitur në fusha të ndryshme me edukatë dhe durim ekstrem

Edukatë dhe durim po, por jo edhe të tepruar sepse dëmtimet janë aq të mëdha sa po ju lihet hapësira disa individëve të veprojnë si në kompani të veta, dhe kjo për arsye se shumë të tillë e kanë pranuar pozitën e shefit, duke mos pasur kapacitetin për menaxhuar zbatueshmërinë e ligjit, bashkëpunimin brenda institucioneve dhe ndërinstitucional, koordinimin e aktiviteteve, trajtimin e barabartë në bazë të përgjegjësive.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco