Sot e 47 vjet ma parë

Sot e 47 vjet ma parë

Nga Adil Fetahu - 27/02/2021

Me 27 shkurt 1974, Kuvendi i Kosovës miratoi Kushtetutën e KSA të Kosovës, aktin më të lartë politik-juridik në historinë e deriatëhershme të Kosovës.

Me këtë Kushtetutë u përcaktua në mënyrë krejtësisht të re karakteri dhe pozita juridike e Kosovës, si njësi konstituive e Federatës RSFJ-së, krejtesisht në mënyrë të pavarur nga Republika e Serbisë dhe kjo ishte pika në të cilën "u thyen shpatat" ma së ashpërmi me Serbinë gjatë procesit të miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

Me Kushtetutën e vitit 1974, pas Ligjit Kushtetues të vitit 1969, Kosova mori një dimension të ri shtetformues, me të gjitha autorizimet dhe institucionet shtetërore të pavarura të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor dhe me Gjykatën Kushtetuese të vetë.

Deri te miratimi i Kushtetutes se permendur nuk eshte ardhur lehte. Vetem ne saje te angazhimit kembengules e te mencem te kuadrove udheheqese dhe profesionale, te bashkepunimit dhe te perkrahjes se popullit ne diskutumet e gjata  dhe te ashpra per ndryshime, amandamente, kerkesave kembengulese per liri e barazi, te perkrahura edhe ne protesta e demonstrata te pergjakshme ne vitin 1968, u arrit deri aty.

Me kete postim, desha t'i kujtoj e falenderoj te gjithe ata qe kontribuan dhe flijuan per avancimin dhe forcimin e pozites kushtetuese-juridike, politike, ekonomike dhe sociale te Kosoves, pozite kjo qe  krijoi parakushtet dhe mundesite per te arritur clirimin dhe pavaresine qe e kemi sot, natyrisht ne saje te sakrificave te reja e te medha dhe te ndihmes se faktorit nderkombetar.

Nje ekspoze (fjalim) te gjate me rastin e miratimit te Kushtetutes, me 27 shkurt 1974, e mbajti Iljaz Kurteshi, atehere kryetari i Kuvendit te Kosoves, me c'rast shpjegoi rrugen e gjate te ardhjes deri aty dhe percaktimet ne Kushtetuten e re.

(Ne foto 2 e shihni titullin e Kushtetutes ne shkinisht, pasi librin ne gjuhen shqipe ma ka marre dikush e nuk ma ka kthyer).

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco