Votat për Adrijana Hodzic, delegjitimojnë vendet e garantuara për boshnjak

Votat për Adrijana Hodzic, delegjitimojnë vendet e garantuara për boshnjak

Nga Ismet Kryeziu - 22/02/2021

Nëse i lexojnë votat e subjekteve politike boshnjake ndër vitet zgjedhore, shohim trend të rritjes apo dhe mbetjes se votave në të njejtat përmasa, prej zgjedhjeve të vitit 20014 e deri në zgjedhjet e vitit 2019. 

Përjashtim bëhet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 për dallim nga viti zgjedhor 2019, kur votat jo nga ky komunitet por për përfaqësuesit e këtij komuniteti rritën për 26%.

Sipas itj iniciativa e re politike Ujedinjena Zajednica Adrijana Hodzic, e cila ka garuar për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2021, ka arritur të fitoj 6739 vota gjithsejt. Deri ketu mund te konsiderohet gjithçka ne  rregull, por, ajo çka i bënë të diskutueshme dhe për besimin tim kundër frymes kushtetuese, është se afër 87% të këtyre votave i ka marrë në komunat me shumicë Serbe, ku s'ka ose ka pak shtrirje demografike të komunitetit boshnjak. 

Psh. vetëm në Komunën e Leposaviçit, ajo ka marrë rreth 1129 vota, ose në Komunën e Kllokotit ne regjistrimin e popullsise s’ka asnje boshnjak te regjistruar, ky subjekt politik  ka marre 248 vota. E deri sa psh.  ne Komunat si Prizreni e Peja ku është numri më i madh  i boshnjakëve që jetojnë, ajo s’ka arritur të marr as 1% të votave nga ky komunitet.
 
"Krejt ky proces delegjitimon përfaqësimin e komunitetit boshnjak dhe arsyen e ulëseve të garantuara për tu përfaqësuar komuniteti boshnjak. Përveç që kjo është shkelje e frymës kushtetuese, për vendet e garantuara për komunitete, ky fenomen krijon precedant për subjektet e mëdha politike, të cilat në zgjedhjet e ardhshme munden ta tjetërsojne vullnetin e komuniteteve përfshi dhe atë serb, përmes votave të tyre të orientuara të cilat do ti shpërndajnë tek satelitet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco