Selefizmi përballë islamit

Selefizmi përballë islamit

Nga Xhabir Hamiti - 21/02/2021

SEKETET FETARE KUDO JANË SHKËPUTJE NGA TRUNGU I PËRGJITHSHËM I NJË KOMUNITETI TË MADH FETAR 

“Selefizmi” , si një sekt i sotëm bashkëkohor, dhe si një lëvizje orgnizative fetare politike, nuk ka ekzistuar e as nuk ka rrënjë në fillin e parë të lindjes së Islamit.  “Selef”, do të thotë pasues i të parit, ndërsa pretendimi i sotëm i ithtarëve të këtij  termi është; angazhimi i pasimit  teorik dhe praktik të gjeneratave të herëshme të myslimanëve, gjë e cila në tingllim të parë duket diçka e bukur, mirëpo në realitetin prgamatik është një mision i pamundur! 
Në Islamin e gjeneratës së parë, myslimanët nuk janë identifikuar e as nuk janë ndarë në “ selefi” apo në “halefi”, por që janë  njohur vetëm si një komunitet i vetëm dhe unik. Vetëm pas gjeneratës së parë  kanë lindur ide dhe qasje të reja ndaj formës së interpretimit të Islamit. 
Sektet fetare islame sot, janë forma të ndryshme të qasjes dhe të komentimit të veçuar  fetar, të cilat zakonishtë pasojnë  “lider” apo” prijës fetarë” të caktuar, dhe  jo  që drejtpërdrejtë ndjekin  vetëm Kuranin dhe Sunetin, siç këtë e bëjnë  edhe  pjesa dërmuese e myslimanëve  në botë. 
Me fjalë tjera, sektet  janë  kryesisht  derivat i rrethanave politike fetare të një kohe dhe vendi të caktuar gjeografik. 
Në kontekstin shqiptar si dhe atë ballkanik “ selefizmi”, si formë e interpretimit dhe parkatikimit të fesë islame është novatori “ bid’ah”, sepse nuk e përfaqëson vetëm Kuranin dhe Sunetin, por edhe mendimet ideologjike dhe doktrinare të përzgjedhura nga  vetëm një pjesë e  caktuar e plejadës së dijetarëve mysliman, pra jo të të gjithë korpusit të gjerë të studiuesëve të botës myslimane. 
Forma interpretuese fetare sektare e selefizmit të sotëm, në mesin e shqiptarëve dhe më gjerë në Ballkan, në rend të parë është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me “ urfin” zakonet dhe traditat e shëndosha autoktone të shoqërive të këtij rajoni gjeografik dhe gjeopolitik, ndërsa së dyti është në kundërshtim edhe me formën shekullore të mësimeve fetare islame urbane, të cilat në mesin tonë, gjithëmonë kanë qenë të natyrës integruese e të orientuara  drejtë  ruajtjes së unitetit të pjestarëve mysliman, dhe  jo paragjykuese dhe fyerëse ndaj pjestarëve të komuniteteve tjera fetare me të cilat ka  bashkëjetuar dhe bashkëjeton. 
Njerëzit janë të lirë për bindjet e tyre fetare, dhe kjo nuk diskutohet në një shoqëri të lirë dhe demokratike, por nuk mund  të jenë të pa kontestueshëm  për atë që thonë, dhe sidomos kur pretendojnë se, gjëja janë vetëm ata që e njohin Islamin e vërtetë, ose se vetëm ata  janë eksluzivisht  interpretuesit absolut të tij. 
Shqiptarët, sot dhe kurrë, nuk  janë të nevojshëm për eksperimentimin e lëvizjeve ideologjike fetare të brumosura nga ideologë të jashtëm fetarë. 
Mësimet fetare në mesin tonë, si dhe kudo tjetër, duhet të jenë në shërbim dhe në interes të shoqërisë dhe vendit ku ato veprojnë, dhe jo element përçarës dhe brejtës duke e përdorur emrin e Zotit! 
Shembull për këtë janë prijësit fetar shqiptarë  rilindas si; Vehbi Dibra, Ali Korça, Ismet Dibra, Ibrahim Dalliu, Ferid Vokopola, Gjergj Fishta, Fan Noli si dhe shumë të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco