Jehonat e vdekjes dhe indolenca

Jehonat e vdekjes dhe indolenca

Nga Jahja Koka - 19/02/2021

Se njerëzit nga Covid 19 vdesin ose jo, shumkush ende ka dilemë. Realiteti i numrave të të vdekurve shpesh maskohet me interpretime statistikore mjeshtërore. 

Këtë bisedë e kisha me fqinjin e parë, këtu në një pjesë të lagjes, ku në rreshtin e shtëpive përgjatë rrugës vetëm 70 m, nga Covid19, në muajin e fundit, 5 njerëz vdiqën. 

Vetëm kur shkova tek ai për ngushëllime për vdekjen e prindit të tij, me lot dhe pikëllim ai më tha se “Covidi me të vërtetë ekzistueka, gjë që unë e kam mohuar deri më sot”. Se fenomeni i ekzistencës së pandemisë Covid 19 dhe reagimi ndaj saj, ka një karakter subjektiv dhe relativ, sikur se edhe dilema nëse njeriu ka shkelë në hënë apo jo, është e kuptueshme, pasi kjo varet nga inteligjenca dhe niveli shkollor i informacionit. 

Por për mua është shqetësuese dhe qëndrim i mjerueshëm dhe katastrofik i Qeverisë së Kosovës dhe ndoshta i të gjitha partive politike ndaj fenomenit në fjalë.

Ushtimat e vdekjeve që vërshejnë nga tërë bota, nga larmani të modifikuara të virusit vdekjeprurës, me neglezhencën e sigurimit të Vaksinave si menyra me e sigurt e shpetimit nga vdekjet dhe dalja nga kriza , qeveria dhe partite po I trajtojne me idiotizem sikurs se fqiu qe permenda me larte.

Vëllai im që jeton në Londër ka marrë vaksinën dhe thotë se tani drita e tunelit të shpëtimit të vdekjes po përjetohet në shtetin ku ai jeton. Me gëzim triumfues, dje u informova nga një kushëri nga Tirana që kishte marrë vaksinën dhe se ai thotë se Shqipëria din të luftoj kunder vdekjes fatale nga kjo “murtajë”. 

Një mik i shtëpisë nga Shkupi, më njofton se ai ka marrë vaksinën dhe se Maqedonia po siguron vaksinën edhe nga dreqi e fatkeqët për të shpetuart njerëzit. Serbët e pjesës veriore të Mitrovicës, si dhe bashkatdhetarët e tyre në Serbi, si dhe qytetaret ne  Presheve po vaksinohen. 

Po ne ne Kosove? Ne marrim informacion zyrtare publike se "kemi arritur një marrëveshje", "vaksinat do të vijnë së shpejti", "në fund të janarit", pastaj "në fillim të shkurtit", tani "në fund të shkurtit ose në fillim të marsit". Këto janë tallje me jetën e njerëzve. Nga ana tjetër, ministritë, vendimmarrësit në politikë dhe gjetkë ende nuk e kuptojnë dhe  me idiotësinë e tyre sjellen karrshi masave te izolimit, maskave dhe higjienës . qe duhen të zbatohen seriozisht dhe me rigorozitet, për ata që nuk duan të vdesin, për ata të cilët nuk duan të vrasin shumë njerëz përreth.

Në fushatën që posa perfundoi, unë u kritikova nga shtabi im, për qëndrueshmërinë time dhe komunikimet publike për masat kundër pandemisë. Kur më caktuan isha si delegat, por edhe nuk më ftuan, shkova në tubime, si qytetar, e jo delegate,  për ta ngrite zërin publik para qytetarëve, kundër vdekjeve dhe per mbrojtjen nga pandemia. 

Nuk ekziston asnjë shtab, parti apo individ që më ndalon të flas atë që mendoj shkencërisht për të mirën e popullit tim, për edukimin dhe të vërtetën shkencore. 

Se këto fjalë nuk duan të dëgjohen nga votuesit, se me fjale kunder kovidit apo ato shkencore me humbin votat, unë nuk lodhem aspak. 

Kam mision jetësor që ti percjelli mësimet shkencore me parashikimet përkatëse për rreziqet e mundshme, siç janë ngrohja globale dhe ndotja e mjedisit. 

Ne kete mission nuk mund të ndalen nga shtabi i partisë, as nga qeveria injorante dhe nga  askush. 

Kunder Ministrit dhe qeverise kam shkruar dhe fole ne perlament.  Kam shprehe  nevojen per teste serologjike ( kur akoma nuk kishin filluar) dhe për të formuar një laborator shkencor për të përcaktuar sekuencën gjenetike të virusit Sars cov 2. 

Keto ia  thashë Ministrit Zema, publikisht në parlament, su me sy. Ku deklarova se nuk keni kompetenca për pozicionin ministër aq sa rrobaqepësi ka kompetencën për të operuar barkun. 
Komente virale u perhapen  në mediat duke u tallur me mua, duke mbrojtur ministrin. Shkruanin, "deputeti harron se ku është, ai foli në gjuhë shkencore për virusin", "Ministrin e trajtoi si një student".

Unë e ruaj modestinë time me fanatizëm, por mendimet e mia shkencore, kombëtare, morale nuk mund të  ndalen nga asnjë shtab partiak, asnjë Ministër ose mungesë votash.

Unë jam i vetëdijshëm se të vërtetat shkencore dhe qëndrimet puro-morale nuk janë popullore atraktive për shumicën e njerëzve qe nuk kan ngritje te caktuar shkollore.

Por në jetën time jam sjelle si edukator dhe shkencëtar, tani si politikan do ti them mendimet nga mendimi im shkencor dhe zemra sinqertë, pavarësisht se si tingëllojnë përkohësisht. E di qe e ardhma do ti verifikoj qendrimet qe per momentin duken jo atraktive. 

Në ket vijimesi  APELOJ:

Që secili prej nesh të ushtrojë urgjentisht presione  ndaj vendimmarrësve që sa më shpejt të jetë e mundur , te sigurohen vaksinat kundër pandemise. 
Nese duhet edhe nje pjese te kafshates se gojes e ndajme  POR DUAM Vaksina urgjente që të shpëtojmë nga vdekja.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco