Riinvest dhe LDK

Riinvest dhe LDK

Nga Muhamet Mustafa - 16/02/2021

Mbrëmë , në dy televizione, një analist dhe një tejtër aktiviste  ( lexo ky i pari: një  tipi  sekseseri dhe të frustruarish  të njohur  për ikje – dalje- riardhje , frakcionistësh rreth  LDK-së, shëtitës partishë e të njohur edhe për shkathtësi transferesh politike pa kursyer nga këto lojra edhe përfaqësues  të familjeve emblematike) duket se po mendojnë se tash është përseri shansi i tyre. 

Në hezin  e tyre u munduan të dy që të përbaltin Institutin Riinvest, gjoja  si një burimet e këçijave për çfarë po i ndodhë LDK-së. 

Nga Instituti Riinvest, në LDK, kanë shkuar vetëm   L.A dhe AG.  IM dhe A.H. e kishin nërprerë punën tek ne para se të kyçeshin në LDK. 

Gjatë një çerekshekulli, (Riinvest u themelua ne maj 1995), Instituti  Riinvest as nuk ka inkurajuar,  as nuk ka penguar ata që kanë dashur te shkojnë nga aty ne politikë : në LDK, AAK, VV , PDK apo gjetiu, ose oranizata te tjera . Nuk kemi konsideruar asgjë të keqe nga kjo, përkundrazi!

Eshtë një dukuri gjithandej ne botë se nga organizata te tipit si Riinvest rekrutohen eskpertë për punë në institucione qeveritare, fiannciare e të ngjashme.  Ne jemi krenar që mbajmë një ekuidistancë nga partitë politike dhe se gjatë kësaj periudhe kemi folur  me fuqinë e argumenteve të studimeve tona duke ruajtur nivelin  prej  një think tanku serioz. 

Instituti Riinvest nuk mund te ketë asnjë meritë as përgjegjësi për performacën e ish punonjësve te tij kur hyjne në politikë, ne parti te ndryshme. Ata me vete hyrjen në parti politike nuk janë më ne punë me  RIINVESTIN dhe nuk kanë realcion pune me te.  Disa  nga krokatësit , madje shkojnë aq larg sa I marrin  Institutit Riinvest  si gjynah , edhe  shkollimin në shkolla prestigjioze ( si psh. Mbrëmë u permend edhe Ish minsitrja HB që asnjëherë nuk ka punuar ne Institutin Riinvest. 

Ajo dhe afro 300 ekspertë tjerë nga fusha e Makroekonomi dhe MBA janë mështetur  për shkollimin e tyre jashtë vendt. Instituti Riinvest e  ka servisuar  mbështetur me skema bursash dhe partneriteti me univeristete nga Britania e Madhe, SHBA, Gjermani, Itali studimet tyre në masters dhe doktoratë.   Riinvest është krenarë se ata votojne gjithe partitë yona sipas zgjedhjes së  tyre. Ata japin kontribut pra ne qindra pika ne Kosove, dhe deri sot kemi marrë vetëm falenderime.  Por përjashtim këtu bën  një grupi,  fatbardhsisht të vogël në LDK ose dezeteësh të LDK  dhe një grupi tjetër të përfolur gjithashtu për spekulim politike sipas porosisë ,  që kur e vlerësojnë,  nxitin pipzat e tyre  që  për çdo eventualitet ta sulmojnë Institutin Riinvest.  

E sa i përketë “”Frymes Rugoviane”  dhe relalcionit te Institutit Riinvest, që gjoja e pska dëmtua inkuadrimi I 3-4 veteve aty,  vertetë  nuk ka asgjë për tu brengosur. Ne nuk do ta harrojme kurrë mbështetjen  që na ka dhënë Presidenti Rugova  që në hapat e pare : me 1995, 1996 dhe ne vazhdim.  Vlerësime  e tij dhe realcionin e Riinvest me preokupimet e tij  madje u demosntruan shumë here , e sidomos  me rastin e 10 vjetorit te punës sonë.  Me  një motivacion  që prejetësisht na bën krenar dhe nder .  Presidenti Rugova  e ka dekoruar Institutin Riinvest me Medalen e Arte te Pavaresise ( me  15 maj 2005.

Pa hy me gjerë në motivet e këtyre batakçinjve që përgojpjnë Institutin Riinvest, ato megjithatë janë te tejdukshme dhe duket se lidhen me frigën dhe inferioritetin e tyre ose mentorëve të tyre. 

Si një nga themeluesit e këtij Instituti, udhëhqës i tij për një kohë të gjatë e tash Këshilltar Senior aty, ju bëj me dije se  Instituti Riinvest refuzon që të bëhet pjesë e luftës primitive politike te diesenjuar  dhe inspiruar nga inxhinjering i përçarjes dhe destrukcionit. Si organizatë që avokon transparencën dhe llogaridhënien ne jemi te gatshëm që secilit klient, analist, gazetar, qytetar ti ofrojmë informacionin e argumentar .E këto  krokatje që vijnë here pas here, nuk na brengosin e as çvendosin nga preokupimi dhe misioni ynë : Promovimi I mendimit modern ekonomik në Kosovë të bazuar në filosofinë e ndërmarrësisë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco