Pse po hesht për herë të parë BE-ja në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë?

Pse po hesht për herë të parë BE-ja në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë?

Nga Gëzim Mekuli - 13/02/2021

Keni vërejtur diçka të "pazakonshme" në marrëdhënjet ndërkombëtare në raport me Kosovën? Fushata parazgjedhore përfundoj: nesër janë zgjedhjet në Kosovë. Keni vë re diçka të çuditshme nga (mos)veprimet e Bashkimit Europian dhe nga ambasadorët e akredetuar në Kosovë?

Nëse jo, po ua kujtoj unë!

Secilën herë, gjatë fushatës parazgjedhore byrokracia e BE-së, diku nga kancellaritë e Bruxelit, dilte me deklarata politike/partiake, ku në mënyrë (in)direkte mbështeste klasën e korruptuar politike të Kosovës dhe godiste opozitën.

Ju kujtohen deklaratat jodiplomatike të diplomatëve dhe të ambsadorëve që dilnin në publik një natë apo dy netë para se të fillonte dita e votimeve në Kosovë? Ju kujtohet retorika e tyre goditëse ndaj opozitës? Mua më kujtohen deklaratat e tyre të njëanshme, dhe i kam kritkuar, rrept, guximshëm e drejtë. I kam kritikuar sepse këto deklarata të njëanshme politike, e aspak demokratike, ndikonin në instalimin e sundimtarëve të Kosovës. 

Këto deklarata në prag të votimve ishin ushqim për klasën e degjeneruar e të korruptuar të Kosovës. Ishin infuzion për korrupsionin sepse gjuha e tyre, fjala e tyre, ndikonte tek votuesit e brishtë të Kosovës. Sepse shumica e popullit, të shkretët, thonin " A po e sheh bre burrë se si edhe të huajtë po e mbështesin PDK/LDK" .

Të dashur lexues,

Ka dy javë fushatë dhe s'kemi deklarata të njëanshme politike nga ndërkombëtarët. Sa mirë!

Nesër janë votimet, nesër ëdhtë ditëmadhja e Kosovës, dhe, paramendo, nuk kemi asnjë deklaratë jodemokratike, e as të njëanshme, nga BE e as nga ambasadat e akredetuara në Kosovë. O sa mrrekulli! Shkëlqyeshëm! 

Kjo ngjarje madhore tregon se Kosova, në marrëdhënjet e politikës së jashtme të BE-së, po pranohet si shtet me një klasë tjetër e të re politike:  

BE me heshtjen e saj dëshmon se mbështëtë forcat e pakorruptuara e progresive të Kosovës: Kjo heshtje është zëri më buçitës i BE-së demokratike në mbështetje të Qeverisë Kurti II.

(Mos)veprimi i BE-së dhe (mos)deklarimi i njëanshëm i ambasadokracisë në raport me zgjedhjet në Kosovë, dëshmon e vërteton se në Kosovë, që nesër nga ora 21:00, po nisë një Epokë e re politike, diplomatike, sociale e njerëzore.

Heshtja e parë BE-së në prag të votimit në Kosovë, është deklarata më e fuqishme dhe më shpresëdhënëse për popullin e vjedhur të Kosovës. 
Gëzuar Fitoren!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco