Zoti qoftë me më të mirët

Zoti qoftë me më të mirët

Nga Xhabir Hamiti - 13/02/2021

Nesër është dita e zgjedhjes së përfaqësuesëve politikë të vendit, e të cilët të njëjtit  si të zgjedhurit tanë  pasnesër do të  jenë përfaqësimi dhe zëri ynë. 

Jo vetëm njeriu i urtë e vizionar, por edhe Zoti na urdhëron që punët dhe detyrat me  përgjegjësi të lartë në shoqëri,  të ju besohen e lihen në dorë njerëzve të ndershëm  e kompetentë. 

Gjendja e asnjë  shoqërie në tokë, qoftë për  të mirë e qoftë për të keq, nuk  ka ndryshuar  e as nuk ka me ndryshuar vetvetiu apo nga qielli,  por  vetëm nga vet mendja dhe dora e njeriut. 

Prandaj,  dilni dhe  votoni e mos përtoni, sepse edhe një votë e vetme  e ka peshën e së ardhmes tonë  dhe të vendit tonë. 
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco