A e mposhti fushata zgjedhore Covid-19

A e mposhti fushata zgjedhore Covid-19

Nga Naza Krasniqi - 12/02/2021

Për 10 muaj Kosova dhe gjithë bota thirrje për respektim të masave anti covid, duke mbyllur vendin në karantinë totale.

Lëvizje kufizuar, mbyllja institucioneve, mbyllja e shkollave, qendrave tregtare, tregjeve, dhe çdo gjë tjetër, me të vetmin qëllim, që mos të rrezikohet jeta dhe shëndeti i qytetarëve.

Vjen koha e fushatës zgjedhore dhe mposhtet lehtësisht covid 19, nuk respektohet asnjë masë e udhëzimeve të MSh-së. Mirëpo diçka që të bën përshtypje, se në shumë shkolla ndërpritet mësimi, me arsyen se në klase apo në shkollë është infektuar një nxënës apo një mësimdhënës dhe nxënësit duhet të mbyllen brenda të zhvillojnë mësimin online, gjë që jemi të vetëdijesuar, se çfarë mësimi ofrohet online, pavarësisht angazhimit që kanë treguar mësimdhënësit dhe prindërit.

E partitë politike bëjnë thirrje paraprakisht, se me datën …. ,ora …. vendi… mbahet takimi, kurse qytetarët, që janë shpirtërisht të lidhur me partinë apo me liderin, drejtohen në ato ambiente vetëm e vetëm për të qenë pjesë e atyre takimeve dhe për të dëgjuar thirrjet: dilni në votim, na votoni, ne jemi më të mirët, etj.

Po ashtu vërejmë se, tubimet politike mbahen në sheshe ku lëvizja e qytetarëve është më e madhe, kohën kur nxënësit dalin nga shkolla, kur përfundon orari i punës, vetëm e vetëm që të mbushet sa më shumë sheshi me qytetarë. Kjo vetëm për të bërë ndonjë foto për rrjete sociale apo edhe për ekranet televizive.

Po shtrohet pyetja a do të merreni përgjegjësi në rast se do kemi rritje të numrit të të infektuarve dhe spitalet nuk munden të përballojnë këtë fluks të pacientëve.

 A ndëshkohen me ndonjë gjobë partitë për ato tubime, paritë nuk merakosen shumë për shëndetin, thirrjet janë vetëm për ekran.

Në Kosovë shëndetësia ishte para kolapsi dhe ka mjaft hapësira për kritikuar, për 20 vite më parë nuk është punuar fare në shëndetësi, gjë që deri para dy viteve, aty ku fillon jeta e çdo njeriu, nuk ka pasur ujë të nxehtë as shampon për pastrim të duarve, për këtë kam qenë vetë dëshmitare, e mos të flasim për të tjera.

Për luftuar pandemi Covid 19 është dashur të bashkëpunojmë të gjithë së bashku, dhe ta tejkalojmë deri në vaksinimin e qytetarëve, këta po ja bëjnë si hoxha: dëgjomë çka po them e mos vepro si unë…Andaj nuk ka vend më për kritika ndaj menaxhimit të pandemisë, por as  kthim të masave për kufizim të lëvizjes …… etj.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco