Fërçkovski ambasador me aminin e shqiptarëve

Fërçkovski ambasador me aminin e shqiptarëve

Nga Dijana Toska - 11/02/2021

Fërçkovski nuk përmbush asnjë kriter moral e profesional, për ta përfaqësuar në mënyrë të denjë shtetin tonë, si ambasador në SHBA. Personaliteti dhe kredibiliteti i ti janë të rrënuara, me punën e tij ka zhvlerësuar çdo standard  dhe vlerë demokratike, mbi supet e tij rëndojnë shumë vepra penale nga shkelja e të drejtave elementare njerëzore deri te vrasjet me urdhër përderisa ishte ministër i punëve të brendshme.  

A sishin aleatët tanë viteve 90 ata që nuk ishin të kënaqur me punën e tij e sidomos pas atentatit ndaj presidentit Gligorov dhe kontribuuan për largimin e Fërçkovskit nga skena politike duke e detyruar të kthehet në një vend pune si profesor gjithë këto vite? 
Pse LSDM dëshiron ta rehabilitoj një kuadër të tillë, çfarë borxhi ka ndaj tijë, çka fshihet pas kësaj dhurate për ta emëruar diplomat sidomos tani kur për President të SHBA u zgjodh Bajden një personalitet i shquar në mbrojtejen e të drejtave të njeriut në Ballkan i cili menjëherë paralajmëroi kthimin e vëmendjes së tij në këtë rajon.

Çka bëri Fërçkovski për ta fituar gjithë këtë besim të LSDM!?

- Ishte autor dhe mbojtës policor i kushtetutës unitariste duke i larguar shqiptarët dhe gjithë etnitetet tjera nga bashkëpjesëmarrja në shtetndërtimin e Maqedonisë së pavarur si shtet legal, duke e lënë me probleme të shumëta legjitimitetin historik e moral të saj.

- E dëmtoi rëndë demokracinë duke injoruar konstelacionin e forcave brendapërbrenda vendit dhe hartuar strategji shtetërore jo vizionare për zhvillim dhe integrim rajonal e euroatlantik.
- Ndërtoi shtet policorë dhe me masa represive e një varg brutalitetesh tjera antishqiptare humbi besimin tek qytetarët por fitoi simpatin e Slobodan Millosheviqit dhe parisë së tij.
- Inskenoi ngjarjen në “Tregun e Bit Pazarit“ në Shkup më 1992, ku mbetën të vrarë tre shqiptarë dhe një maqedonas, u plagosën tridhjetë dhe u arrestuan tetëdhjetë qytetarë,  kinse për shkak të lidhjeve me një veprimtari kriminale.

- Në emër të luftës kundër grupeve paramilitare dhe për ti shpallur shqiptarët terroristë kishte përpunuar një skenar fenomenal duke montuar, “Aferën e armëve” ku u burgosën 8 shqiptarë dhe u maltretuan me qindra të tjerë, për tu dëshmuar ndërkombëtarëve se sa të rrezikshëm ishin shqiptarët për integritetin teritorial të RM.

- Publikonte e shantazhonte intelektual, aktivistë e politikan shqiptarë me dosje sekrete dhe ftonte në biseda informative çdokend që mendonte ndryshe nga ai.
- Ishte objektiv madhor i tij që faktorizimi politik i shqiptarëve të pamundësohej nëpërmjet inskenimeve e ngjarjeve të përgjakshme, që do të pasonin, duke prodhuar në vazhdimësi armiq të stabilitetit të Maqedonisë së pavarur.

-  Do të përdorë të gjithë aparaturën shtetërore për ti përçarë partitë politike shqiptare me sukses. 
- Do të vazhdojë me përçarjen e komunitetit musliman duke regjistruar një Bashkësi tjetër Islame në regjistrin e policisë, me urdhër të tij. 

- Si autor i ligjit mbi shtetësinë i cili ishte në kundërshtim me konceptin e të drejtave dhe të lirive të njeriut dhe, me të drejtë, që në fillim u cilësua diskriminues, duke privilegjuar një etni, ndërsa diskriminuar etnitë e tjera. Ky ligj ishte një adut i mirë për ti lënë rreth 100 mijë shqiptarë pa identitet shtetëror e për ti shpallur të huaj, ndërkohë që ministria thirrej në një farë të drejte të diskrecionit dhe, sipas saj, nuk kishte me borxh t’ia tregojë arsyet qytetarit se përse konsiderohet i rrezikshëm dhe i padëshirueshëm për shtetin e tij.
- Si strateg po e ndërtonte një shtet të ri i cili po ngrihej mbi fatkeqësinë e një pjese të qytetarëve të saj, duke i trajtuar ata si rrezik demografik, gjeopolitik dhe strategjik për Maqedoninë, në vend se të ishte e kundërta.

- Si patriotë i mirëfilltë po ndërtonte një shtet unitar, ndërkohë që gati të gjithë fqinjët më të mëdhenj, i mohonin vlerat kryesore të qenësisë së saj. 
- Si demokratë ai ndërtoi shtet ekskluzivisht për kombin e vet, anise Maqedonia është, për nga përbërja, shteti më multietnik në Ballkan,

- Vizionarët nuk e injorojnë kostelacionin e forcave brendapërbrenda territorit të vet, por hartojnë së bashku strategji shtetërore për zhvillim dhe integrim rajonal e euroatlantik, aq më parë, kur të injoruarit si komb janë hiç më pak se disa milionë në Ballkan! 
- Intelektuali Fërçkovski ishte edhe kundër arsimimit superior të shqiptarëve. Ai vendosi  gjendje të jashtëzakonshme, bllokoi kufijtë e Maqedonisë, nga Kosova dhe nga Shqipëria, nëpër rrugët vendosi patrulla të shumta policore të armatosura me kallashnikovë,  bastisi e burgosi intelektual shqiptarë, vrau një të ri për ta ndaluar themelimin e Universitetit të Tetovës.
-  Më 17 dhjetor, ditën e themelimit të UT, ministri Fërçkovski kishte deklaruar: “Në Tetovë ka lindur një foshnje e vdekur”. Ndërkohë kjo foshnje tetovare po merrte vaksina ndërkombëtare për tu mbrojtur nga çdo virus kriminal antinjerëzor.

- Fërçkovski, tanimë, me veprimet e tij të përgjakshme policore kundër shqiptarëve, ishte vërejtur edhe në mesin e diplomatëve të huaj të akredituar në Maqedoni. Ai, secilës nismë shqiptare, u përgjigjej me masa represive, ku pati edhe të vrarë, të plagosur e të burgosur. Intelektualët shqiptarë vazhdonte t’i trajtonte edhe më tej përmes, të ashtuquajturave, biseda informative, të njohura qysh nga sistemi komunist. 
- Është për tu çuditur se si askush deri më sot nuk ngriti një padi penale kundër këtij njeriu me një dosje bukur të trashë të veprave të kryera penale të cilat kundërmojnë edhe gjak e aq më parë kur ekzistojnë prova të mjaftueshme materijale!?

- Ne si shqiptarë, nëse nuk kemi pak respekt ndaj vetes, ndaj të vrarëve, persekutuarve dhe të gjitha vuajtjeve që na ka krijuar ky njeri, atëherë sëpaku në emër të obligimit moral, për hirë të mirave dhe mbështetjes së vazhdueshme që kemi si komb nga aleati ynë i përhershëm, SHBA, të reagojmë dhe ndalojmë emërimin e këti injoranti dhe të dëshmojmë se nuk e kemi gojën e zemrën kotë plotë me Amerikë.

- Ky është kredibiliteti moral, politik, profesional e patriotik i Lubomir Fërçkovskit i cili edhe me “Aminin” e politikanëve shqiptarë po na shkon si AMBASADOR në SHBA ku duhet të lobojë për kontributin e tij në ndërtimin e demokracisë, lirisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut në RVM.

Dijana Toska

FËRÇKOVSKI AMBASADOR ME AMININ E SHQIPTARËVE Fërçkovski nuk përmbush asnjë kriter moral e profesional, për ta...

Posted by Dijana Toska on Thursday, February 11, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco