Gratë vazhdojnë të jetojnë me frikën, e përdhunuesit dhe vrasësitë lirohen me dënime të vogla

Gratë vazhdojnë të jetojnë me frikën, e përdhunuesit dhe vrasësitë lirohen me dënime të vogla

Nga Adelina Hasani - 10/02/2021

Përderisa gratë vazhdojnë të dhunohen, vriten, dhe secila nga ne vazhdojmë të jetojmë me frikën që mund të vritemi (sepse dhuna ndaj grave tregon që ne jemi të “vritshme”), përdhunuesit dhe vrasësitë lirohen me dënime shumë të vogla.

Dhe përderisa krejt ky sistem, riprodhon norma që tregon që gratë janë të zëvendësushme, ne vazhdojmë me dëgju premtime nga subjektet politike që nuk adresojnë problemet reale të grave.

Kjo tregon për problemin thelbësor që kanë subjektet politike për kuptimin dhe trajtimin e barazisë gjinore. Kjo tregon që përtej retorikës për barazi gjinore që shfaqet sidomos në fushatë zgjedhore, nuk ka politika që reflektojnë nevojat reale të grave. 

Prandaj, edhe në këtë fushatë elektorale nuk përmendet se si do të eliminohet dhuna ekonomike e sociale të ushtruar ndaj grave. As edhe një fjalë për dhunën në familje! Mirëpo duke se targeti kryesor i subjekteve politike janë nënat, apo gratë trajtohen vetëm si nëna nga subjektet politike.

Prandaj gratë nuk shihen përtej rolit të tyre të riprodhimit. Këtu mund ta kujtojmë edhe Kuvendin në legjislaturën e kaluar, kur diskutohej për dhunën në familje, deputetët për ta dënuar këtë dhunë drejtoheshin me fjalë si: ‘ato janë nanat tona, motrat tona.” Pra duhet me i mbrojtë gratë se na qenkan nënat tona. Cka nëse nuk janë? 

Prandaj për me e mund këtë karikaturë politike, na duhen politika feministe, debate të mirëfillta feministe në institucione më të larta të shtetit. Na duhen gratë në institucione kyce, në vendimmarrje! E më së paku që na duhet është heshtja.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco