Kush po planifikon të shpall të pavlefshme votat e diasporës?

Kush po planifikon të shpall të pavlefshme votat e diasporës?

Nga Kamer Elezaj - 23/01/2021
Procesi i nisur dje në KQZ aq sa duket ka një qëllim që të bëjë të pavlefshme votat e diasporës.
Të frikësuar nga regjistrimi i madh i mërgimtarëve në regjistrin për votime me postë disa politikan në Kosovë kanë filluar të frikësohen se një parti e re me të vërtetë ka mundësi të marrë mbi 50% të votave dhe me këtë të filloj realizimin e programit të vetë për ti larguar këta njerëz nga pozitat shtetërore nga ku ata janë pasuruar për vete dhe për njerëzit e tyre.
Rreziku i humbjes së mundësisë për pasurim të mëtutjeshme i ka bërë të kërkojnë mundësi për të penguar ndryshimin e madh që duket se po vjen me këto zgjedhje.
Dje u mor vendimi për mos certifikimin e listës së AAK-së, NISMA-së dhe VV-së.
Çfarë pritet tani?
Tani pritet që këto parti të bëjnë ankesë në PZAP dhe PZAP do përgjigjet brenda disa ditëve. Deri këtu jemi në rregull.
Çfarë ndodhë nëse as PZAP nuk i certifikon këto lista. Atëherë ka rrezik që partitë të bëjnë ankesë në Gjykatën Supreme dhe lënda të zvarritet.
Derisa lënda të zvarritet ne nuk do kemi listën e certifikuar dhe ne mërgimtarët nuk do mund të votojmë derisa të certifikohet lista.
Ta zëmë se lista certifikohet dy ditë para ditë së zgjedhjeve. Atë ditë mërgimtarët mund të nxjerrin listën e votimit nga interneti dhe të shënojnë se për cilën parit dhe cilët kandidatë dëshirojnë të votojnë. Votën e dërgojnë në post.
Mirëpo meqenëse posta për të shkuar nga Gjermania, Suedia, Zvicra apo SHBA-ja për në Kosovë do prej dy deri 7 ditë atëherë këto vota do arrijnë shumë mbas ditës së votimit.
Një gjë e tillë do shkaktoj që këto vota të shpallen të pavlefshme.
Meqenëse bëhet fjalë për një numër të madh votash unë do këshilloja partitë që të pranojnë vendimin e PZAP-it dhe të mos shkojnë më tutje. Duket se i tërë ky proces është inicuar nga ndonjë koleg apo kolege e “Valonit” i cili nuk i do mërgimtarët dhe nuk dëshiron që vota e mërgimtarëve të jetë vendimtare për zgjedhjet.
Këshilla ime është veçanërisht për VV-në: Mos bini në kurthin e “Valonit” me kompaninë e tij që janë duke u përpjekur të bëjnë të pavlefshme sa më shumë vota të ardhura nga diaspora.
Me apo pa Albinin në listë duket se VV do fitoj prandaj nuk ia vlen barra qiranë të stërzgjatet ky proces pa marrë parasysh kush ka të drejtë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco