Me kroatët në këto ditë të vështira për ta!

Me kroatët në këto ditë të vështira për ta!

Nga Enver S. Morina - 31/12/2020

Kroatët në Durrës... 

 

Për herë të parë Kroacinë e vizituam në vitin 1980 në përfundimi të shkollimit fillor më bashkëmoshatar të shkollës “Zenel Hajdini të Ujmirit, pjesë e të cilës shkollë ishte edhe shkolla fillore e Gllarevës. Ndaluam në Zagreb. Sa e sa fotografi u dogjën në kohë lufte.

Pastaj gjatë udhëtimeve për në Bjellovar në vitin 1985 kam hyrë dhe parë për të dytën herë, pas premierës në Prishtinë, filmin “First Blood”. Në “prillin e thyer” të vitit 1985 bleva gazetën “Danas” dhe në ballinë kishte hartën e Shqipërisë më sy nga të katër anët e planetit.

Vetëm pak ditë më parë kishte vdekur lideri komunist shqiptar Enver Hoxha. Në parkun kryesorë e shfletoja këtë gazetë. Asnjë kroat nuk e dinte që kisha parë drejtpërdrejtë ceremonialin e varrimit të Enver Hoxhës më televizor.

Në Zagreb kam ndaluar disa herë më pas. Në stacionin e trenit kam parë Oliver Mlakarin, një nga moderatorët televiziv më të njohur të kohës. Një emision për kinotekë e përcillnim me admirim. Librin e Stipe Mesiq “Si u shkatërrua Jugosllavia”, ma ka dhuruar vëllai i përkthyesit.

Me 28 nëntor 2019 isha tërë ditën në Durrës. Në të dhënat për tërmetin  me epiqendër Durrësi thuhet: “Ekipi kroat i kërkimit dhe shpëtimit përbëhej nga 15 anëtarë të Drejtorisë së Mbrojtjes Civile të Ministrisë së Brendshme dhe qen shpëtimi u vendosën në Shqipëri, së bashku me dy helikopterë ushtarakë të MOD”...

Në mesin e qindra fotografive të realizuara përgjatë ditës së 28 nëntorit 2019, për “Syri.net” sjellë këto tri fotografi të kroatëve në Durrës... 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco