Çfarë janë numrat komodë për partitë në këto zgjedhje?

Çfarë janë numrat komodë për partitë në këto zgjedhje?

Nga Seb Bytyçi - 29/12/2020

Për PDK-në e LDK-në është shëndrruar në qëllim simbolik të i fitojnë mbi 20% të votave. Pra të mos bien përfundi 20%-it dhe të futen në terrenin e partive të vogla. Gjithashtu këto dy parti garojnë me njëra tjetrën për vendin e dytë. Qëllimi i parë është vështirë i arritshëm për të dyjat, kurse i dyti më i arritshëm për PDK-në. 

Për LVV-në numër komod është 52 deputetë. Kjo ua mundëson atyre formimin e qeverisë vetëm pa koalicione me parti tjera dhe pa Listën Serbe dhe aleatin e saj partinë gorane, por me koalicion me pakicat tjera. Sipas sondazheve kjo edhe mund të arrihet.

Për subjektin e udhëhequr nga Vjosa Osmani është me rëndësi të merr një numër domethënës të votave të LDK-se, dhe simbolikisht të merr më shumë deputetë se AAK e ti afrohet LDK-së.

Numër komod është 9, si numër i deputetëve, gjë që do të garantonte 81 deputetë bashkë me LVV-në e pakicat për zgjedhjen e presidentit dhe reforma të mundshme Kushtetuese. Kjo mund të ndodhë, sipas sondazheve.

Për AAK-në shifër komode është kalimi i pragut kurse simbolikisht fitimi i jo më pak se 8 ulëseve. E para më e lehtë e kjo dyta më e vështirë.

Për partitë tjera çfarëdo përfaqësimi në Kuvend është edhe simbolik edhe komod sepse një deputet i tyre mund të ndodhë t'a bëjë dallimin për kuorume të ndryshme apo edhe për qeveri.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco