Shpërfillja e gruas së institucioneve nga burrat e partive

Shpërfillja e gruas së institucioneve nga burrat e partive

Nga Shemsi Reçica - 29/12/2020

Pesë BURRA të Kosovës: I. Mustafa, E. Hoxhaj, R. Haradinaj, F. Limaj dhe B.  Pacolli, - të gjithë kryetarë të partive politike në Kosovë, e kanë SHPËRFILLUR thirrjen e UD-së së kryetarit/es së vendit dhe, njëkohësisht, kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare, të jashtëzakonshme, në Kosovë, - NJËJTË, siç e kishte SHPËRFILLUR, para disa ditësh, edhe kryeministri Rama, fjalën e znj. Osmani, në Kuvendin e Shqipërisë. 
Derisa, për SHPËRFILLJEN e fjalës së kryetares Osmani, nga kryeministri Rama, shumë gazetarë-analistë në Kosovë dhe jo vetëm ata, patën ngritur pluhur deri në qiell; Tash, në Kosovë, SHPËRFILLJA e thirrjes së kryetares Osmani, nga pesë kryetarët e partive politike në Kosovës, - kaloi në HESHTJE dhe pa u VËNË RE, nga mediat, por edhe më gjerë, në Kosovë.
*****
Thirrjes së znj. Vjosa Osmanit, U.D. e kryetarit të vendit, njëkohësisht, kryetare e Kuvendit të Kosovës, për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, nuk i janë përgjigjur asnjëri nga BURRAT-kryetarë të partive politike të Kosovës, me përjashtim të Albin Kurtit, kryetar i LVV-së. 
Thirrjen e znj. Osmani, kryetare e dy institucioneve kryesore të Kosovës, i pari e shpërfilli Isa Mustafa, ish-ministër i Millosheviqit në vitin 1990 (pra, në kohën pas suprimimit të Kushtetutës së Kosovës, të vitit 1974), dhe tash dhjetë vjet,  kryetar i LDK-së, tradicionalisht “institucionaliste”. 
Ngaqë nuk mund ta honepste znj. Osmani në krye të Presidencës së Kosovës, Mustafa u mundua publikisht ta kontestonte të drejtën e saj, si U.D. e kryetarit të Kosovës, për caktimin e datës së zgjedhjeve të radhës në Kosovë. Sipas  arsyes së lodhët finoke të tij, “Datën e zgjedhjeve në vend e përcaktojnë liderët e partive politike, jo U.D. e kryetarit të Kosovës”. 
Meqë spekulimet e tij nuk u përfillën nga liderët e partive të tjera, Mustafa i pari e shpërfilli thirrjen e kryetares Osmani dhe, në vend të vetë, në takimin konsultues me U. D. e kryetarit të Kosovës, e dërgoi Arban Abrashin, sekretar i LDK-së. 
Pas Mustafës, thirrjen për takim konsultativ me znj. Osmani, për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, e shpërfilli edhe Enver Hoxhaj, megjithëqë edhe ai vetë ishte U.D. i kryetarit të PDK-së. Në vend të vetë, në takim me znj. Osmani, Hoxhaj e dërgoi Memli Krasniqin. 
Si Mustafa dhe Hoxhaj, thirrjen për një takim konsultativ, për caktimin e zgjedhjeve në vend, të znj. Osmani, e shpërfillën edhe Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, Fatmir Limaj, kryetar i NSD-së dhe Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së. 
Në takimet me znj. Osmani, Haradinaj, në vend të vetë, e dërgoi Besnik Tahirin;  Fatmir Limaj, në vend të vetë, e dërgoi Endrit Shalën; dhe Behgjet Pacolli, në vend të vetë, në takimin me znj. Osmani, e dërgoi Jetlir Zymberin. 
QËNDRIMET SELEKTIVE TË MEDIAVE 
Për një shpërfilljeje , pak a shumë të ngjajshme, të para disa ditëve, të Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ndaj fjalës së kryetares së Kuvendit të Kosovës dhe, njëkohësisht, U.D. e kryetarit të vendit, znj. Osmanit, në Kuvendin e Shqipërisë, - shumë gazetarë-analistë dhe jo vetëm ata, në Kosovë, patën ngritur pluhur deri në qiell; 
Tash, mospërfillja ndaj thirrjes së kryetares së Kuvendit të Kosovës dhe, njëkohësisht, U.D. e kryetarit të vendit, znj. Osmanit, nga kryetarët-burra të partive politike në Kosovë, pra, mospërfillja e të NJËJTËS figurë publike, por, tash, prej KRYETARËVE të partive politike të KOSOVËS, -  kaloi në HESHTJE dhe pa u VËNË RE nga mediat, por edhe më gjerë, në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco