Shqiptarët vdesin nga Covidi, serbët vaksinohen në Kosovë

Shqiptarët vdesin nga Covidi, serbët vaksinohen në Kosovë

Nga Jahja Kokaj - 26/12/2020

 A ka diskriminim më të madh sesa kur lidhet me jetë-o-vdekje? 

Sytë tanë janë lodhur duke parë nëlajme eTV ekrane, "sesi qeveria po ndërmerr masa urgjente kundër pandmisë, për të shpëtuar jetën e qytetarëve në Kosovë".

Sot shihen  radhët e serbëve në veri të Mitrovicës  e gjetiu në Kosovë, duke  marrë  vakcinat e shpresës për jetë kundër vdekjes, kundër Covid 19.

Gufojnë mendimet, mellefi, cila fjalë duhet tëshkrepë e para…? Me vjen një mendim i Ukshin Hotit në mendje: "vids ose…". 

Vdekjet, infeksionet dhe lufta e shqiptarëve për jetën, agonia do të vazhdojë deri sa "në muajt apo vitin të ardhshëm" thonë pushtetarët vakcina do të na falin  apo do te kontarktohet….

Po kur ma o hora…? A se dini se edhe ne shqipëtarët duam të jetojmë? 

Turp!, marre!, gjynah! mëkat! tradheti ndaj qytetareve! pa përgjegjësi….., po ruhem mos  ta përdori ndonjë epitet, që edhe më tepër i bie për shtati kësaj qeverie.

A e kuptojnë këta njerëz se për çfarë bëhet fjalë, a dijnë këta se c’është jeta? . Ç’është vdekja? A kanë ata pak përgjegjësi për qytetarët e shkretë? 

Porositë e vaksinave kanë filluar muaj më parë. Pse, pse ? Pse nuk i porositët vaksinat kundër kovidit 19 në kohë, në mënyrë që t'i marrim ato sot. Edhe ne shqiptarët duam të jetojmë. I duam vakcinat meniherë, I duam sot, duam të jetojmë sikurse të tjerët, nuk duam të vdesim…

Vaksinat Pfzer / BioNTech kanë filluar të merren në veri të Kosovës, është lajmi i shoqëruar me shumë fotografi kudo sot.

Ndërkohë, në lidhje me futjen e paligjshme të vaksinave në Kosove, qeveria thotë: "ne nuk kemi asnjë provë, organet po merren ..." organet " e c’kafit more hora…?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco