Rreth heparinave me peshë të vogël molekulare (Fraxiparina, Enoxaparin, Clexane, Fragmin)

Rreth heparinave me peshë të vogël molekulare (Fraxiparina, Enoxaparin, Clexane, Fragmin)

Nga Arianit Jakupi - 22/12/2020

Në kushte fiziologjike organizmi e ka të zhvilluar procesin përmes të cilit mundësohet koagulimi fiziologjik në procesin që quhet hemostazë e që është posaçërisht i nevojshëm për ndalimin e gjakderdhjeve me rastin e lëndimeve. 

Nga ky proces i koagulimit mundësohet në fund formimi i fibrinës (foto më poshtë) dhe në këtë kaskadë marrin pjesë disa reaksione të faktorëve të koagulimit. Këputja e ndonjë prej këtyre reaksioneve të kësaj kaskade ndërpret këtë proces dhe me këtë rast nuk formohet fibrina në fund me ç’rast edhe nuk mund të ndalet gjakderdhja (gjë e cila e paraqet kundërindikimin e këtij produkti dhe kujdesin maksimal për mbidozim). 

Një fragment i fibrinës është D-dimeri – analiza e cila po ashtu është një nga analizat më të kërkuara pikërisht e cila mundëson që të vërtetohet nëse në organizëm ka pasur rritje të këtyre fraksioneve të fibrinës (që potencialisht mund të jenë shumë të dëmshme ai tregues i rritjes së fibrinës dhe mundësive që në gjak niveli për tromboza të jetë i lartë - varësisht nga rezultati i fituar).

Nganjëherë organizmi për arsye të caktuara psh si tani për shkak të COVID-19 apo të sëmundjeve të ndryshme të enëve të gjakut, operacioneve, qëndrimit të gjatë në një pozitë të imobilizuar etj krijon trombe prandaj edhe paraqitet nevoja për përdorimin e këtyre produkteve që quhen antitrombocitare (me kodin e ATC - B01A ku hyjne disa grupe me anetare si aspirina, heparinat, clopidogreli, warfarina, alteplaza - megjithese me mekanizma dhe indikacione te ndryshme).

Heparinat me peshë të vogël molekulare janë barna të cilat përdoren për trajtimin e mpiksjes së gjakut dhe trajtimin e problemeve me enët e gjakut si tromboza e venave, embolia pulmonare (bllokimi i arterieve në mushkëri) etj.
Heparinat me peshë të vogël molekulare kanë aktivitet kundër faktorit Xa të cilin e bllokojnë me qëllimin kryesor të parandalimit të formimit të trombeve.

Heparinat me peshë të vogël molekulare janë disa lloje dhe gjithashtu është edhe jane në listën e barnave esenciale si enoxaparin dhe me alternativat si nadroparin dhe dalteparin të cilat dallojnë për nga pesha molekulare por që në esencë kanë funksion të ngjashëm.
Të regjistruara në AKPPM janë nga tre prodhues në disa vëllime:

- Enoxaparina nga dy prodhues si Clexan nga Sanofi, Enoxaparin nga Shenzhen dhe
- Dalteparina si Fragmin nga prodhuesi Pfizer

Kurse brendi që po njihen këto lloje të heparinave është Nadroparin me emrin e mbrojtur Fraxiparin i prodhuesit Glaxo Smith Kline i cili nuk është i regjistruar në AKPPM.

Rreth heparinave me peshë të vogël molekulare (Fraxiparina,, Enoxaparin, Clexane, Fragmin etj) Në kushte fiziologjike...

Posted by Arianit Jakupi on Tuesday, December 22, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco