Përmbysja e një gjenerate politike që do ndodhë në 2021

Përmbysja e një gjenerate politike që do ndodhë në 2021

Nga Dren Dushi - 22/12/2020

Gjenerata që largohet pa dinjitet 

Të shkolluar nga Jugosllavia, kryesisht sa “për të ndërtuar kuadro”, gjenerata në ikje, që kupollën e saj e ka në Kryesitë, kryesisht të LDK-së dhe PDK-së, por edhe nëpër parti tjera, paraqet një gjeneratë e cila ndikon sot në nivele të jashtëzakonshme mendësinë socio/politike të Kosovës. Kjo gjeneratë ka arritur që, të nepotizoj Universitetin e Prishtinës, administratën e shtetit në përgjithësi dhe bizneset kryesore private në Kosovë. Duke qenë me tituj të trashëguar akademikë, profesorë e gjethfarë pushtetesh të kultivuar që nga koha e Fadil Hoxhës, ky brez paraqet brezin i cili prindërit i ka rreth 80% analfabetë, meqë kështu ishte Kosova në vitet 50’. 
Karakteristika të shumëta ka kjo gjeneratë, por më me rëndësi për ndriqimin e sadopak mendësisë socio/politike e besa përgjithësisht edhe kulturore të Kosovës, është të fokusohemi në disa prej tyre. 

1. Kjo gjeneratë, përveq që ka prindër analfabetë në masën 80%, ndikohet nga një trashëgimi mendësie puro feudal, patriarkal dhe fisnorë. Këtu gjendet shpjegimi përse në Kosovë edhe sot në vitin 2020, ende kemi parti politike ku serviliteti dhe nënshtrimi, janë atribute për të arritur të bëhesh; deputet, profesor, nënkryetar, Ministër e madje edhe Kryeministër. Këtu gjendet edhe shpjegimi përse çunakët dhe gocat e reja të plasuara në politikë, janë aty sepse në thelb, kanë përqafuar këtë rend, pra janë “reformë” partiake mjeruese, dhe në esencë mediokre. 
2. Kjo gjeneratë është me mendësi komuniste, të spektrit të ekstremit të majtë. 
Ndonëse për ironi ajo është kryesisht e pasur, me shumë toka (nga Prishtina në Lipijan), me shumë biznese (nga gurrëthyesit te hipermarketet e pompat e derivateve), ajo në ndërtimin e mendësisë politike është e vrazhdësisë së majtë politike. Mënyra e administrimit të partive politike, vendi ku organizohen në formë sociale këto grupe interesi, është tipike leniniste, kapje totale, kontroll total, përjashtim i çdokujt që mendon ndryshe dhe degradim, linçim e propagandë për të gjithë ata që përjashtohen meqë kanë menduar ndryshe. Kjo krijon mendësinë “i joni*” dhe “i tyre”, si dhe rreshtimet militante që karakterizojnë këtë sistem. 

3. Kjo gjeneratë është intelektualisht mediokre 
Meqë shollën e kanë nga etërit (fute në fakulltet se është i joni), meqë janë noterë meqë noterë kishin etërit, politikanë se të tillë i kishin etërit, madje edhe mjek e çdo gjë tjetër deri te profesorët universitar, vlera dhe merita e tyre janë në diskrepancë të madhe. Pavarësisht se kotrollojnë shumë media, biznese e pothuajse kanë kapur çdo gjë, ata nuk kanë kreativitetin dhe mendjen e thuktë të mbrojnë sistemin e tyre për aq sa ekziston një opinion publik me minimumin e rafinimit, dhe për aq sa ky rafinim është në rritje. 

4. Kjo gjeneratë është e pa moralshme 

Kosova ka afër dy milionë banorë, dhe moshën më të re të popullësisë në Evropë. Dalje në detin Adriatik e ka vetëm 3 orë, qasjen në kufijtë e BE-së po ashtu vetëm 3 orë, një diasporë të madhe që e shndërron gjatë verës (e besa edhe festave të fundvitit) në vend turistik, prodhim energjie dhe një administratë ndërkombëtare që ende kontribuon në ekonominë e saj. Pavarësisht kësaj, Kosova është një vend shumë i varfër, jo stabil, me rini defetiste në arrati dhe perspektivë pothuajse totalisht pesimiste. Aryeja e kësaj gjendje ndodhet te fakti se, kjo shoqëri është udhëhequr nga gjenerata në fjalë, e njerëzve që gënjejnë e mashtrojnë, vjedhin arkën e shtetit, madje edhe arkën e luftës “Vendlindja thërret” dhe atë të mbijetesës popullore “Tre përqindëshin”. 
Ikja dhe zëvedësimi i kësaj gjeneate

1. Problemet dhe sfidat

Shumë servilë të rinjë, “reformatorë”, që nga OJQ-të e “institutet” e partive, të thirrur nga mediat e pushtetit për promovim teksa flasin një gjuhë të cunguar, kanë një karizmë të dobët dhe logjikë relativisht mediokre, përfundonjë në deputetë, nënkryetarë, zëvendës ministra e ç’farë tjetër. Nga këta, kur kërkohet vota për të përjashtuar dikë që mendon ndryshe nga kjo gjeneratë pra, votojnë pa bërë anjë zë. Kur kërkohet të heshtin e bëjnë, kur ju kërkohet të fshehin krimin e organizuar e fshehin, pra janë partizanë mashtrues të opinionit publik, dhe “reformatorë” të mjerë. Deri më sot, kjo grupë ka dëmtuar Kosovën akoma më shumë se gjenerata në ikje, meqë opinioni publik nuk ka arritur t’i dekonspiroj sa duhet. 

Përveç kësaj, pasuria që ka kjo gjeneratë, është shumë e lakmueshme nga grupa në fjalë, si rrjedhojë, ata kopjojnë gjeneratën e vjetër, duke menduar se ata janë e ardhmja e vetme e tyre dhe e Kosovës, mendimi subjektiv e i ngushtë janë karakteristikë e mediokritetit dhe servilëve. 

2. Gjenerata e vjetër është agresive dhe e rrezikshme 

Meqë është e ndërtuar nga një sitem puro feudal, prindër të pa shkollë dhe sistem patriarkal, për me tepër, në një kohë kur në Kosovë ka dominuar frika dhe pasiguria, kjo gjeneratë, pëveç që ka ndërtuar një nënshtrim ndaj Serbisë për mbijetesë, ka ndërtuar edhe një agresivitet. Kujtojmë ofendimet që bënte Kryetari i LDK-së ndaj shumë figurave publike në Kosovë, apo edhe aferën “Pronto”. Ndërsa të rrezikshme e bën, fakti se kjo gjeneratë, e ndodhur për një kohë të gjatë në pushtet dhe krye të kapjes së shtetit, ka ndërtuar lidhje me grupe bandite të nëntokës së Kosovës, të cilët i njeh mjaft mirë shoqëria e Kosovës meqë janë një “sekret publik”. 

Përmbysja e kësaj gjenerate, dhe nevoja për të mos e përsëritur 

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, janë dy figurat më me ndikim në politikën e Kosovës. Po këto dy figura janë edhe tmerri i gjeneratës së vjetër në ikje. Propaganda e këtyre të fundit ka dështuar keqas, kjo edhe për arsyet e shfaqura më sipër. Podujeva dhe sondazhet janë vetëm ca nga sinjalet shokuese, zgjedhjet lokale të vitit 2021 do jenë shoku i rradhës, bashkë me nacionalet që tashmë janë të pa shmangshme nga LDK e vetmuar dhe fajtore.  

Të trashëgosh një shoqëri të tillë, që megjithatë nuk dalka e lehtë korruptueshme, siç ndodhi në Skenderaj, Podujevë e Prizren, është një bazë e mirë për të filluar trazicionin nga një gjeneratë/mendësi, në një tjetër. Por duhet pasë parasysh edhe faktin se, do trashëgosh një administratë të “qëndisur” nga gjenerata e vjetër për një kohë të gjatë. Si rrjedhojë, shteti i Kosovës mund të ketë në fillim të këtij tranzicioni, një sabotazhë jo të vogël nga tërë tentakulat e gjeneratës së vjetër, dhe se Vetingu i ndihmuar nga bota perëndimore do të ishte i domosdoshëm për të kaluar këtë fazë. 

Është pikërisht Vetingu, arsyeja kryesore e rrëzimit të Qeverisë Kurti, e që gjeti një tjetër interes të ngutshëm të Administratës Trump. Por ky proces duhet të kërkohet me ngulm, nga çdo lider e politikan i ri i Kosovës, që synon tranzicionin e kësaj shoqërie drejt integrimit në botën perëndimore. Presidenti i ri i SHBA-ve Joe Bide, është njohës i Ballkanit, është më idealist dhe më i përgjegjshëm karshi politikave të jashtme. Presidenti Biden mund të jetë një shans i mirë, nëse jo për të pëfunduar marrëveshtjen me Serbinë gjatë mandatit të tij të parë si President, gjithësesi për të ndikuar që demokracia dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar të ndodhë në shtetet që SHBA-të i kanë bërë dhe i sponzorojnë. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco