20 vjet dështim...

20 vjet dështim...

Nga Feim Tahirsylaj - 19/12/2020
- Një fëmijë që do të ketë lindur në vitin 2000, sot është 20 vjeçar. I papunë, i papërspektivë, i pa shtëpi, i mbajtur nga prindërit, s'mund as të martohet.
- Një 20 vjeçar në vitin 2000, sot është 40 vjeçar. I martuar, me fëmijë, mbijeton me ndonjë punë krahu, që s'i mjafton për vete e lëre për familje.
- Një burrë që do të ketë qenë 40 vjeçar në vitin 2000, sot ka mbushur 60 vjet jetë. Është gjysh, pa punë, pa pension, në mëshirë të pasardhësve.
- Një gjysh që do të ketë qenë 60 vjeçar në vitin 2000, sot, në rastin më të mirë, do të jetë gjallë me barrën e 80 viteve mbi supe. Pa shërbime e sigurim shëndetësor, duke shtyer ditët e pleqërisë me një lëmoshë sociale të padinjitetshme.
* * *
Nëpër këtë ingranazh "zhvillimor", për këto dy dekada, është bluar dhe vazhdon të bluhet mbi 70% e popullatës së stërvuajtur. Nuk janë pak 20 vjet jetë të humbura...
Ndërkohë, për këto 20 vjet "demokraci liberale", me votën tonë, kemi prodhuar cuba politikë e akademyka milionerë, oligarkë miliarderë, tuxharë, hajdutë dhe kriminelë... e për pasojë nepotizëm, zhvatje, padrejtësi, paligjësi, hajni, banditizëm, krim, korrupsion e analfabetizëm dhe – si strumbullar i të gjitha "të arriturave tona" 20 vjeçare - një banana republikë.
Prandaj, çështje mbi të gjitha çështjet është: t'i mbyllim sytë e të vazhdojmë qorrazi vetëvrasjen kolektive apo t'i bëjmë sytë katër dhe të reflektojmë si individ e si shoqëri?!
Për të hequr këtë dilemë, mjafton nganjëherë që secili prej nesh me ia shti lapsin e me pa ku jemi. Dhe, kur të shkojmë te kutia e votimit, të mos tundohemi nga premtimet e hajnave, rrencave, mashtruesve e mujsharëve të derisotëm, por t'i japim rast NDRYSHIMIT dhe të mos e vrasim me dorën tonë edhe të ardhmen e nipërve e stërnipërve të palindur.
Përndryshe s'kemi as ku, as pse të qahemi!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco