Urime 'Syri.net Kosova' dhe homazh për ish-Pallatin e Mediave 'Rilindja'!

Urime 'Syri.net Kosova' dhe homazh për ish-Pallatin e Mediave 'Rilindja'!

Nga Enver S. Morina - 19/12/2020

Në dijet e civilizimeve të derisotme e para ishte fjala. Edhe në mileniumin e ri liria e shprehjes prinë si çështje në analogji e krahasim publicistik e gazetaresk me “liria e veprimit” ?! Përgjatë këtij viti në “Syri.net” shkrova lirshëm për çështje herë-herë të prekshme nga anë të kundërta, dhe në asnjë fjali të vetme nuk është ndërhyrë! Prandaj, kam arsye për të uruar dy vjetorin e themelimit dhe veprimtarisë së “Syri.net Kosova”. Kur mungon armiku fisnik “asgjë nuk përhapet më shumë si frika...” sepse “lëngojnë, këto troje, se i kanë hedhur përsipër një barrë të rëndë!”. 

Në vitin 2020 veçova këta tituj të shkruar për “Syri.net”: “Të na rroj Republika e “KSAK”-së!”, “Ndoshta, edhe “një dreq i madh, tjetër, është ende këtu!”, “Nga (mos)marrëveshjet ballkanike në kohën e përgjimeve kibernetike”, “Kur, Vjosa është vetëm një imazh i thërrmijave të klepsidrës partiake”, “Ecejaket vjeshtore dhe Amerika sublime”, “Rama, Godart dhe tregimi i pashkruar për filmin “Skënderbeu”, “Arrestimet nga “ndërkombëtarët” dhe Rilindja Kombëtare”, “Privatizimi i Drinit të Bardhë, linja hekurudhore Pogradec-Durrës dhe teleferiku i katundin Kukaj ...”, “Epistemologjia dhe retorika, për net të lumtura!”, “Lamtumirë, teatër! Mirupafshim Tiranë!”, “Të infiltruarit politik në debate intriguese televizive”, deri te “Globalizimi ironik i një takimi në “hapin e mbrojtjes kushtetuese” dhe të tjera. 

Ngjyrimet presidenciale dhe mungesa e kryeministrit të vendit, sikurse edhe në kohën e Rugovës për postin “e prekshëm” të presidentit, karrigia e kryeministrit iu “dhurua” një partie tjetër. Presidenti amerikan Ronald Regan diku moti “e mbrojti” atentatorin, jo vetëm se presidenti ishte aktor, por sepse donte ta shpëtonte të dehurin nga alkooli. Ndoshta këtë do ta bënte edhe Xhon Lenon, por vdekja i tha eja për t’mos ngatërruar jetën tashmë të kaluar. Hipokrati ka thënë “Nëse Ti bashkëpunon me Mua, në të dy do ta mundim sëmundjen, por nëse Ti bashkëpunon me sëmundjen atëherë ajo do të na mund të dyve.” Mundësia për të bashkëpunuar Unë dhe Ti as historisë nuk i takon në shumicën e vendimmarrjeve. “Pakica” ishte një çast fluturak dhe një shkëndijë, si gjurmë dhe autograf.

Për shkak të dekoratave për “bashkimin e Mitrovicës” liderja e serbëve, nga të pakta femra karizmatike, në jetën politike në Kosovë dhe përreth saj në këto 30 vite, si korezi, ka qenë afër kandidaturës për presidente e Republikës së Kosovës, por për shkak të një të kaluare qoftë si mjeke, qoftë si deputete ishte e pamundshme të afrohet në karrigen presidenciale “kosovare”. “Ne nuk veprojmë si të mjerë, siç veprojnë shqiptarët e Kosovës të cilët harrojnë gjithçka për asgjë!”, paska thënë ish-Presidenti kroat Ivo Josipovi?.

Ai i cili shkruan për regjimet e kaluara dhe pushtetet e tashme, ai që ka mohuar veprën e Ibrahim Rugovës, ai i cili sot mbahet intelektuali, artisti dhe publicisti më i njohur, jo vetëm i “provincës” së elitës së lartë, por edhe më gjerë, thjeshtësia e të cilit të vë në dilemë që librat e Tij të rilexohen me admirim, sot i gëzohen që i urojnë suksese të mëtejme në hapësirën ku mësimdhënës të profileve dhe dijeve nuk e din alfabetin e gjuhës shqipe, ligjërimin dhe pedagogjinë më elementare!

“Pronto” nuk është lojë. As lojë e analistëve dhe opinionistëve të ekraneve televizive, siç Ata e konsiderojnë veten. Është më shumë se sa intrigë e ndërtuar për mirëqenie të oligarkëve, prandaj duhet t’i urojmë për një “standard” të ri, të vënë nga “të ligjshmit” e themelimit të shtetit. “Kulla prej letre” nuk është film e as titull tregimi. Mendja mund të na shkoj tek ish-Pallati i Mediave “Rilindja” që sot në të kanë gjetur strehë qeveritarët “më të rinj kosovar”.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco