Vjosa Osmani e nxori sërish lakuriq Edi Ramën

Vjosa Osmani e nxori sërish lakuriq Edi Ramën

Nga Syri.net Kosova - 18/12/2020

Presidentja në detyrë e Kosovës nuk bëri as më shumë e as më pak sesa atë që pritej prej saj. Gjatë vizitës në Shqipëri, Vjosa Osmani shprehu qëndrimet e mëhershme të saj, të cilat dihet se bien në kundërshtim me politikën zyrtare që ndjek Partia Socialiste, e cila e ka ende pushtetin. Kërkesa që edhe Kuvendi i Shqipërisë ta dënojë gjenocidin serb në Kosovë, kundërshtohet nga lideri I PS-së, kryeministri aktual Edi Rama. Ai gjithashtu është në mbështetje të plotë të planit serb për mini-shëngenin ose e thënë më qartë një rikthim të hegjemonisë jugosllave në rajon, ku faktorizohet Serbia e goditet rëndë Kosova.

Ndasitë më të mëdha mes u.d. të presidentes së Kosovës dhe Ramës, janë për planet e dëmshme që cënojnë territorin e Kosovës.  Kryeministri socialist është përfshirë në skenarin e Vuçiqit e Thaçit për ndarjen e Kosovës, që dështoi pasi nuk gjeti mbështetje as në vend, e as në bashkësinë ndërkombëtare. Rama është treguar i ashpër dhe arrogant ndaj kujtdo që ia ka kritikuar mikun e tij, Thaçin, sidomos për tentativat që ta ndajnë Kosovën.

Edhe fjalët e zonjës Osmani, thjesht paraqitën një përmbledhje të kësaj historie, ku për fat të keq Shqipëria e Edi Ramës anashkaloi interesat e Kosovës dhe i bëri një shërbim të mirë Serbisë. Një qëndrim i tillë natyrisht e dobësoi pozicionin kosovar. Republika jonë sot është në një pozitë të pafavorshme, me një qeveri jolegjitime, një kryeministër që veç qëndrime politike nuk di të mbajë, një parlament që e ka humbur legjitimitetin.

Në këto rrethana, ajo që mund të bënte një ushtrues e detyrë së presidentit, ishte së paku t’ua thoshtë vëllezërve në Kuvendin e tyre, fjalët e duhura dhe të vërtetën që nuk mund ta fshehim.

Kur Aleksandën Vuçiqi vizitoi Shqipërinë, buzagaz e i lumtur dukej Edi Rama. Por, kur i erdhi vizitë Vjosa Osmani, ai I bëri hundë e buzë bashkë dhe e shndërroi në skandal mënyrën se si e priti. Pa konferencë shtypi, me bojkot të fjalës në Kuvend, pa njoftim për media, për të parën e Kosovës! Si ta kishte këshilluar Batoni, këshilltari i tij dhe propaganduesi i ndarjes së Kosovës.

Kësisoj,, kësaj radhe, por pa dëshirën e tij, kryeministri shqiptar doli lakuriq para publikut. Atij nuk i bën më përshtypje kjo sjellje e turpshme për një politikan e lider, megjithatë miliona shqiptarë janë bindur tashmë se t’i japësh mandat një të tilli, aksident më të keq nuk mund t’i ndodhë një kombi.

Nga një i tillë, gjysmë shekulli e pësuan shqiptarët e 30 vjet pas rënies së komunizmit, pasojat janë ende serioze.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco