Dy vjet 'Syri.net Kosova'

Dy vjet 'Syri.net Kosova'

Nga Besim Toska - 17/12/2020

Ishte 17 dhjetori i vitit 2018, kur "Syri.net" edicioni i Kosovës filloi zyrtarisht punën në Prishtinë, duke i shtuar tregut medial në vendin tonë  edhe një  medie profesionale.

Krahas kësaj hapja e "Syri.net Kosova" shtoi zërin opozitar  dhe frikën ndaj së keqes, ku tash dy vjet shumë dukuri negative janë trajtuar në mënyrë profesionale duke ndikuar pozitivisht.

Funksionimi dy vjeçar i "Syri.net Kosova" ka mbetur larg ndikimeve politike e të tjera, duke u renditur  në maje të mediave  të pavarura e profesionale  e cila është vërtetuar edhe nga raportet e fundit.

E këto rezultate të mira  janë arritur falë punës së stafit në Prishtinë e Tiranë dhe mbështetjes me informacione jo të pakta nga të gjitha anët, duke bërë "Syri.net Kosova" një ndër mediet lidere jo vetëm Kosovë, por edhe në rajon.

"Syri.net Kosova", ashtu sikur  deri më tash do të vazhdoi rrugëtimin e saj profesional  të pa ndikuar nga politika e të tjerët edhe për kundër sfidave  me të cilat përballemi.

Njëra ndër sfidat më të mëdha  ishte pandemia e cila nisi të përhapet nga 13 marsi  dhe e cila vazhdon  të na sfidoj edhe për një kohë, por fatmirësisht deri tash pa pasoja.

Për dy vjet funksionimi stafi i "Syri.net Kosova",  falënderon të gjithë ata që ndihmuan në  arritjen e këtyre rezultateve pozitive.

Puna dy vjeçare e funksionimit ka kaluar pa ndonjë problem i cili ia vlen të theksohet, duke shpresuar në rritjen e zgjerimin.

Përkushtimi ndaj lirisë së të shprehurit do të jetë një nga synimet e përhershme të “Syri.net Kosova”  për suksese të vazhdueshme në informimin e opinionit saktë, shpejtë dhe më vërtetësi.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco