Përmendoret absurde e pështyjnë historinë!

Përmendoret absurde e pështyjnë historinë!

Nga Enver Robelli - 28/11/2020

Një popull së pari duhet ta sqarojë se për çka dhe për cilat gjëra është krenar. Kjo është baza e definicionit të patriotizmit.

Folklori e dekoron patriotizmin, më shumë s’arrin dot. Përmendoret absurde e pështyjnë historinë. Pastaj: është lehtë të jesh krenar me të kaluarën.

Por më e rëndësishme është të jesh krenar me mënyrën se si sillesh dhe çfarë qasje ke si popull e shoqëri ndaj të kaluarës. Përmendoret karikaturale janë tallje me historinë dhe personalitetet që gjoja nderohen, në fakt përdhosen.

Çfarë na bën patriotë nuk është shuma e parullave që brohorasim, flamujve që valëvisim dhe busteve që zbulojmë, por bindjet e përbashkëta për të mirën e përbashkët.

Kjo arrihet me patriotizëm të bazuar në Kushtetutë, jo me patriotizëm deklarativ.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco