Kosova në krizë kome!

Kosova në krizë kome!

Nga Fahri Musliu - 24/11/2020

Që nga pas lufta, më 1999, kosova vazhdimisht ka kaluar nëpër kriza të ndryshme, por sot ajo gjendet në një krizë kome të paraparë: politike - e brendshme dhe e jashtme (mosfunksionimi i institucioneve); ekonomia pa zhvillim (vetë 8% eksport).

Shteti pa ri-industrializimi si bazë për zhvillim e punësim; gjendja sociale  e mjerë;  arsimi e edukimi të degraduar e rrënuar (shkollat 20 vjet kanë shërbyer si laborator për eksperimente); shëndetësi të sëmurë  dhe të shkatërruar si në asnjë shtet tjetër fqinjë; kultura e ka metastazuar nga primitivizmi, tallavaja dhe injoranca e pushteteve të cilët nuk çajn kokën dhe ajo ka mbetur në mëshirën e individëve dhe të disa OJQ, edhe pse një popull pa identitet kulturor nuk mund të quhet  popull i  civilizuar; korrupsioni dhe nepotizmi kancerogjen; çdo familje ka nevojë  për psikolog  e psikiatër; amorali, mashtrimi, rrena, e kanë metastazuar shoqërinë; inatet, mëritë, urrejtja po shtrihen si zjarri; dhuna në shkolla e familje; I gjithë populli në karantinë jo nga  Pandemia Covid 19, sa nga bota e jashtme sepse Evropa nuk na don me këto antivlera... 

A ka nevojë Kosova për obdukcion shtetëror, dhe kush duhet ta kryej këtë operacion?

Në gjithë këtë krizë Parlamenti është shndërruar në bordel, ku klientet hynë brenda e nuk paguaj, por paguhen me rroga të majme. Shteti në flakë ata po tallën me 40% votues dhe 60% popullatë tjetër.

Të gjitha këto shtetit nuk ia kishte sjellur as okupatori e armiku më mizor. 

Prandaj shtrohet pyetja: a mund të funksionojë në këtë formë shteti i Kosovës. Apo ka nevojë Kosova për bjë obdukcion shtetëror, dhe kush duhet ta kryej këtë operacion?

Kosova në krizë kome! Që nga pas lufta, më 1999, kosova vazhdimisht ka kaluar nëpër kriza të ndryshme, por sot ajo...

Posted by Fahri Musliu on Tuesday, November 24, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco