Rruga drejt 270 votave elektorale

Rruga drejt 270 votave elektorale

Nga Agon Maliqi - 03/11/2020

Sistemi i zgjedhjes së Presidentit të SHBA është i koklavitur sepse realisht nuk mbahet një proces zgjedhor, por janë 50 gara të veçanta në çdo shtet. Çdo shtet varësisht nga madhësia e ka një numër "votash elektorale". Fitorja në një shtet ia jep kandidatit të gjitha votat elektorale të atij shteti. Në total janë 538 vota elektorale, ndërsa kandidati që i mbledh 270 vota elektorale shtetesh bëhet President.

Realisht pjesa më e madhe e këtyre shteteve dihet se si do të votojnë. Biden i ka tashmë 226 "vota elektorale" të sigurta (i duhen veç edhe 44), Trump i ka 126 (i duhen edhe 144). Beteja zhvillohet për 10 shtete që i japin 186 vota elektorale në total. 

Në këtë tabelë i kam ilustruar shtetet që janë në garë sipas 5 kategorive të rëndësisë, bashkë me parashikimin e rezultatit nga Nate Silver dhe një koment timin. Poashtu e kam vendosur edhe parashikimin e vitit 2016 dhe rezultatin e vitit 2016 për këto shtete, për t'u parë se ku patën gabuar atëherë parashikimet/anketat.

Është e qartë se sivjet përparësia e Biden ndaj Trump në anketa është më e lartë se ajo e Clinton, shpesh më e madhe se gabimi në anketa i vitit 2016. 

Dy shtetet më të rëndësishme për t'u ndjekur janë Pennsylvania dhe Florida. Për më shumë mbi matematikën e arritjes deri në 270 vota lexoni dokumentin me shënimet e mia. Gjithsesi, Biden hyn në garë si favorit i qartë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco