Kur ndikimi shtrihet n'kohë e për Prishtinën flitet n'Paris

Kur ndikimi shtrihet n'kohë e për Prishtinën flitet n'Paris

Nga Nga Nezir Kraki - 28/09/2020

Ligjerimi në Francë nuk është veç punë për mua. Në fakt, më duket që secili shqiptar që punon jasht vendit, me ose pa dashje, e lidh punën me diçka që s'mundet as të sqarohet. Derisa ne punojmë larg atdheut, dikush nga ne mendon si ta përmirësojë imazhin e shqiptarëve, dikush mendon për ndikimin pozitiv në vendin ku është, dikush për tregimin e të vërtetës rreth popullit tonë të përvuajtur, etj. etj.

Kjo ndodhë në secilien fushë apo aktivitet dhe rezultatet veç kanë filluar të hetohen.

Unë jam shumë me fat të ndikoj modesisht dhe ngadalshëm (por sigurt) në mjedise universitare dhe akademike. Aty ku formohen elitat dhe drejtuesit e këtij vendi por edhe të shumë vendeve evropiane.

Prej që ligjeroj këtu me dhjetra studentë kanë punuar apo janë interesuar për tema rreth Ballkanit, Kosovës, Shqipërisë. Nuk mund të them se kam bërë diçka të madhe deri tash por të paktën 100 studentë në vit diplomojnë në shkenca politike me njohuri relativisht të thella mbi vendet tona dhe udhëtimin tonë historik në Ballkanin e trazuar. 

Ja pse i shkrova këta rreshta:

Para disa ditëve më erdhi një mail nga një ish studente e imja e cila tash bën Master në gjeopolitikë këtu në Paris. Në mail ajo më njoftoi se në kuadër të studimeve të saja ka vendosur ta marrë Prishtinën dhe qeverisjen e saj si rast studimi në lëndën "qyteti dhe gjeopolitika".

Natyrisht, duke qenë se vij nga Kosova dhe kam fol shpesh për të, ajo më kërkoi ndonjë këshillë apo ndihmë apo kontakt që t'i ndihmonte rreth temes. 
U gëzova sinqerisht sepse e di që ajo do punojë seriozisht dhe do ta paraqes Prishtinën e Kosovën nën këndin e tyre më të mirë.
Nejse...

Tani m'u kujtu Pali që me kishte thene ne fejsbuk se universiteti ku jam unë ishte si kolegji fama dhe me ftonte te kthehem n'Kosove. 
***

P.S. Tash konkretisht, Shpend Ahmetin e kam taku para disa viteve rastesisht por nuk jam në kontakt me të. Nëse dikush nga ju ka ndonjë ide si t'i ndihmojmë studentes apo keni qasje direkte në qeverisjen e Prishtines, lirisht me shkruani ne mesazh privat. Paraprakisht ju falenderoj.

Kur ndikimi shtrihet n'kohë e për Prishtinën flitet n'Paris Ligjerimi në Francë nuk është veç punë për mua. Në fakt, më...

Posted by Nezir H. Kraki on Monday, September 28, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco