Lidhja e Isa Mustafës, me asgjë nuk ta përkujton Lëvizjen e Ibrahim Rugovës

Lidhja e Isa Mustafës, me asgjë nuk ta përkujton Lëvizjen e Ibrahim Rugovës

Nga Fadil Maloku - 13/09/2020

1. Ldk-ja e sotit, nuk ësht? ASESI ajo LDK-ja që e la n? amanet Presidenti karizmatik Ibrahim Rugova! Ajo sot është shndrrua në një “fabrikë” dështakësh e poltronistash senil që dobësit? e tyre (karizmatike, profesionale, autoritative, etj.) në ngrehinën e quajtur “Këshill i Përgjithshëm” i manifestojnë (publikisht) dhe i ekzekutojnë (ilegalisht) jo në baza Statusore Partiake, po në baza dhe interesa klanore të Kryetarit të saj Mustafa dhe klanit të tij (të ngushtë q? i rehatoi në Kryeministri dhe nëpër ministri tjera të rëndësishme, vetëm e vet?m që ta mbrojnë nga ato 70 dosjet… e famshme!) q? me asnjë element nuk i gjasojnë as LDK-s fillestare, e as asaj t? pasluftës që e udhëhiqte Ibrahim Rugova. LDK-ja e Isa Mustafës, tani dihet edhe botërisht që nuk është as në formë (elita intelektuale) e as në përmbajtje (Statuti) ajo LDK-ja e fuqishme, tolerante, e unike që Millosheviqit çdo xhuma ia dridhte këmb?t e pushtetit. 

LDK-ja, tani ësht? shndrru në “fabrikë” konformistash, si çifti i profesor Abdullah Hoti, të cilit sikur t’i “urdhërohej” (nga shefi ish komunist) ta nënshkruante kthimin tonë nën Serbi, pa asnjë hamendje Ai do e bënte këtë (!) dhe poltronistash, që si të vetmin ideal i kanë bë tenderët dhe kolltuçet ministeore! “Vlera” këto që decidivisht janë duke ia zbehur namin LDK-s rugoviane!

2. Kurse, kulmimi i zbehjes së këtij nami janë padyshim tash së fundi edhe stigmatizimi dhe anatemimi sistematik gebelsian që u përgadit me aktin e shkarkimit t? Nënkryetarës së kësaj partie, Zonjës VJOSA OSMANIT! Ky akt, por edhe gjëja vendim partiak, në fakt ishte jo vetëm i ulët (akuza banale për kinse antirugovizëm dhe kinse koncesione ndaj qeverisë Kurti! A në fakt Vjosa ishte avokatja dhe trumbetuesja kryesore e vlerave dhe metodave dhe e sjelljeve tipike rugoviane!) por, ishte edhe i pashembullt, shkaku i (frikës dhe tmerrit që Ajo ua shkaktoj me 176.000 votat që i mori në zgjedhjet e fundit si femra më e votuar në gjitha zgjedhjet !?) vendimit autokratik për largimin e saj të padëshiruar nga posti i nenkryetares dhe sigurisht edhe nga vetë Ldk-ja!? Thënë si më thjesht, si mind të largohet një personalitete si dr. Vjosa Osmani, kur dihet botërisht që ajo është brymosur dhe është rritur e edukuar me vlerat dhe konceptin Rugovian?! S’këndejmi LDK-s së sotme, i duhet fillimisht; një çkapje e Partisë, e mëpastaj një lidership i ri q? di mundet dhe dëshiron ta rikultivoj frymen e tolerancës, durimit, dhe padyshim; intelektualitetit, guximit, profesionalizmit dhe mbi të gjitha meritokracisë, midis anëtarësisë së gjerë.

3. Tani, LDK-ja ësht? para një udhëkryqi dhe sprove historike dhe nëse dëshiron ta ruaj elektoratin e saj; Ajo duhet të lirohet; - nga klanet mafioze, që e kanë uzurpu partinë përmes krimit dhe korrupsionit; - nga grupet kriminale që e kanë kompromitu idenë dhe konceptin e tolerancës rugoviane; - nga injorantët dhe të pashkolluarit që u ngjitën lartë në hierarkinë partiake pa merita; - nga rrencat që e mashtruan elektoratin për “vijat e kuqe”;  - nga poltronistët q? përmes servilitetit moren poste jomeritore në qeverinë aktuale; nga komunistat, që e kan? “kap partinë” dhe që vetëm kur ka zgjedhje, thirren (dhe përkulen në gjunj) në Ibrahim Rugoven; nga konformistët që heshtën kur ?sht? debatuar për rrezikimin e interesit të shtetit të Kosoves; - nga parashutistat që erdhën nga shoqëria civile, e u katapultuan (lexo; u shpërblyen me poste të larta!). 

P.S. Pse Ldk-ja e Isa Mustafës, është bë sot një "fabrikë" aparatçikësh poltron, e servilësh mediokër që imperativ të vetëm kanë tenderomaninë dhe kolltuqet qeveritare?

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco