'Kthimi i nxënësve' në shkolla me rrisk të madh!

'Kthimi i nxënësve' në shkolla me rrisk të madh!

Nga Astrit Veliqi - 13/09/2020

Viti i ri shkollor po fillon si kurrë më parë, në rrethana të jashtëzakonshme, por me një mision të shenjtë, që fëmijët dhe nxënësit tanë të marrin dije.

Nesër (e hënë), pas një shtyrje prej dy javësh, pritet të fillojë viti i ri shkollor por kësaj radhe nxënësit do të kthehen të përgjysmuar në shkollat e tyre.

Kjo po ndodhë për faktin se si kudo tjetër edhe në vendin tonë po përballemi me pandeminë globale, virusin e rrezikshëm COVID-19.

Prandaj nga ky virus përveç moshave të vjetra, të rrezikuar janë edhe moshat e reja, por nuk përjashtohen edhe nxënësit si dhe personeli arsimor në shkolla.

Kështu që për të evituar një rrezik të tillë, institucionet e vendit, gjegjësisht MASH pas masave kundër Covidit ka vendosur që nxënësit t'i kthejë në shkolla me dy skenarë dhe në dy faza.

Faza e parë parasheh fillimin e nivelit parashkollor për klasat 1, 2, 3, 6 dhe 10 sipas skenarit A me (prezencë në shkollë), e cila pritet të fillojë me 14 shtator, kurse klasat 4 dhe 5, që fillojnë mësimin në të njëjtën ditë, sipas skenarit A ose B, me prezencë në shkollë ose mësim të kombinuar, derisa faza e dytë fillon më 21 shtator, në të cilën përfshihen klasat, 7, 8, 9, 11 dhe 12, sipas skenarit B, pra dy ditë në shkollë dhe tri ditë mësim online dhe në distancë.  

Por sa janë përgatitur qeveria, ministria dhe komunat për fillimin e vitit të ri shkollor...?

Kjo pyetje dosido kërkon një përgjigje hipotetike, për faktin se pavarësisht masave, rreziku dhe rrisku për infektim mbetet i lartë.

Por tashmë janë mbushur 6 muaj që kur po ballafaqohemi me pandeminë Covid-19, dhe ky virus po merr jetë dhe po infekton pothuaj çdo ditë raste të reja.

Prandaj hapi që po bëjnë qeveria dhe MASH është i domosdoshëm por ka rrisk të madh të rrezikut jo vetëm për nxënësit por edhe mësimdhënësit si dhe personelin shkollor.

Megjithatë edhe me këtë realitet duhet të mësohemi, por edhe të jetojmë me virusin, i cili e ka ndryshuar rrënjësisht edhe, jetën, lëvizjen por edhe të ardhmen tonë jo vetëm si shoqëri por edhe si territor global.

Sido që të jetë, masat që janë ndërmarrë nga MASH duhet me qenë të zbatueshme edhe në shkolla, sikur edhe këshillat por edhe videot sensibilizuese që po i jep IKSHPK janë sentiment i fuqishëm për mbrojtjen e shkollave nga infektimi.

Por ajo që lë për të dëshiruar janë qasja dhe përgatitja në shkollat tona, ku po ti shikosh me sy duken në rregull, por zbatimi dhe praktikumi i tyre për mbrojtjen e nxënësve e ka peshën e madhe të konkretizimit.

Aq ma tepër ky rrezik bëhet edhe më real kur dihet se edhe mësimdhënësit po kthehen në shkolla pa u testuar, prandaj institucionet ishte dashur që jo vetëm ata t'i testojë por madje edhe pjesën më të madhe të nxënësve.

Si shoqëri dhe si vend, sistemi shëndetësor të ne lë shumë për të dëshiruar, prandaj edhe rreziku me virusin e rrezikshëm do të jetë i përditshëm.

Shto këtu faktin edhe asaj se po hyjmë në stinët e ftohta dhe rreziku për virozat e stinës bëhet edhe më i papërballueshëm.

Por krejt në fund...si thotë populli në këto raste: "Me këmbë të hajrit", andaj mbesim me shpresë se gjithçka do të shkojë mbarë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco