Janë të dëmshme polemikat e VV-së kundër SHBA-ve

Janë të dëmshme polemikat e VV-së kundër SHBA-ve

Nga Ramush Tahiri - 10/09/2020

Janë krejt të panevojshme polemikat publike nëpërmjet adresave të rrjeteve sociale që Lëvizja Vetëvendosje, gjegjësisht liderët e saj Albin Kurti,  Albulena Haxhiu, Haki Abazi etj, po i bëjnë me zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo është e pamend dhe e dëmshme për VV .

Populli e ka një fjalë popullore për këtë  " e pa bretkoca kalin duke i venë patkua dhe edhe ajo e ngriti kambën..."

Unë e kam një përvojë atëherë kur kryeparlamentari Daci shprehu mospajtime me ambasadorin amerikan në Kosovë duke u munduar të arsyetoj se ambasadori po i ka pikëpamjet private e jo zyrtare  dhe çka ndodhi? 

Përfundimi ishte se Daci u shkarkua nga pozita e kryeparlamentarit dhe iu hap afera për ta futur me burg e shpëtoi vetëm me dënim me kusht dhe me një ndalesë të veprimtarisë politike,  ndërsa LDK e mbajti  Kuvendin ku ndodhi përçarja dhe rrahja me karrige dhe ku kryetari u zgjodh  me prezencën e policisë së uniformuar speciale në mbrëmje ... që ishte turp për të gjithë ne dhe për shkallen e demokracisë nga fakti se kryetari e kryesia kanë mundur të zgjidhen edhe pasi një jave në mënyrë të rregullt pa pasur nevojë që të zbatohet direktiva se mbledhja duhet të përfundojë at ditë dhe me çdo kusht...

LDK nga kjo traumë asnjëherë nuk e ka marr veten dhe asnjëherë më nuk doli partia e parë në zgjedhje.

Lëvizja Vetëvendosje edhe më keq nuk mund ta akuzoj dhe denigroj ambasadorin Grenell  aq ma pak të akuzojë administratën shtetërore dhe vet presidentin Tramp  për politikë anti Kosovës e as t’i vejë në dyshim parimet e politikës amerikane.

Me mendu se  kjo politikë nuk është parimore për Kosovën dhe Ballkanin e gjithashtu me mendu se ka dallime thelbësore ndërmjet Trampit dhe Bajdenit apo ndërmjet Republikanëve dhe Demokratëve  për mendimin tim është mos me marr vesh hiq në politikë për mos me thënë se mund të kesh qëllime të mbrapshta që janë të cytura ose marrëzi burimore.

Me thënë se Kosova duhet t’i mbrojë interesat e veta edhe karshi SHBA-ve me arsyetimin se nuk bënë t’i lidhë Kosova interesat vetëm me një superfuqi të kohës  dhe se nuk bënë të përsërisë gabimin historik kur fatin shqiptarët e kishin lidhur me Perandorinë osmane..

Kjo do të thotë mos me marr erë si thotë populli në gjeopolitikë dhe në gjeostrategji  dhe kjo nuk është një paturpësi e megallomani e një papërgjegjësi për fatin e kombit e të shtetit por një krekosje budallaqe e vetvetes me pasoja që e kapërcejnë veten dhe partinë që i thotë.

Është mirë që vendimmarrja në Kosovë si shtet demokratik kalon edhe nëpër Parlament dhe çdoherë edhe pse ka raste  si për demarkacionin nuk është e imponuar nga liderët sherif, që e ndikon vendimmarrjen.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco