Antisllavet si 'tradhtar' të Atdheut

Antisllavet si 'tradhtar' të Atdheut

Nga Alfons Zeneli - 11/07/2020

"Në vjeshtën e vitit 1941 me vendim të Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, nisen drejt Kosovës rreth 200 normalistë. Qëllimi hapja e shkollave shqipe, konsolidimi i gjuhës sonë.

 Njeriu që vendosi quhej Ernest Koliqi, një shkodran race e për më tepër anëtar i lartë i një prej Universiteteve më në zë të Evropës, si La Sapienza në Romë. Ai i përkiste një qeverie nën Italinë pasi Shqipëria ishte e pushtuar.

" (shkeputur nga shkrimi Luksi shqiptar për t’u marrë me Koliqin dhe Camajn - Nga Ilir Levonja, botuar ne Flas Shqip)
Sipas mentalitetit te kooperatives trunore te komunisteve, Ernest Koliqi është tradhtar pasi ka konrtibuar për hapjen e shkollave shqipe në Kosovë kur kemi qenë nën pushtimin fashist dhe Ernest Koliqi ka qene kuisling.

 Po sipas këtij mentaliteti, nëse burgos, bën vrasje masive, terror e internime dhe varfëron ekstremist popullin për shkak (hir) të parimeve të M-L, gjithçka është në rregull. Kur bëhen vepra madhore të mira në shërbim të popullit jashtë juridiksionit te Partisë Komuniste ose asaj te Punës, je armik i popullit dhe tradhtar i Atdheut.

 Në rastin konkret, anatema ndaj Ernest Koliqit më shumë se sa për "kolaboracionin" është mbarsur për faktin se me ndihmën e fashisteve ka cenuar terezinë territoriale dhe juridiksionin Jugosllav mbi Kosovën.

Blasfemia kryesore e Koliqit është rivendikimi territorial i "Jugosllavise moter". Koncepti marksist leninist (enverist) për Kosovën është shprehur ne nje "lapsus" logjik të vetë Enverit gjate një takimi me Titon (në mos gabohem) në vitin 1946.

 Tito i e pyet : "Si do veprojmë për problemin e Kosovës"? Enveri i përgjigjet : "do ta zgjidhim sipas parimeve marksist leniniste".

 Vetëm kaq dhe menjëherë, Enveri ndërron teme duke folur për proletariatin botëror dhe duke i kërkuar Titos që ta ndihmonte për ngritjen e një fabrike sapuni dhe një fabrike litari. Tani, kush mund te ma thotë se si zgjidhet sipas parimeve marksist leniniste dhe internacionaliste një problem aq i mprehte nacional?

 Por gjate kohës se luftës, Enveri ka dhe shfaqje të tjera të pandërgjegjshme të ndërgjegjes se tij antikosove. A iu implantua kjo patologji antikosove nga dashnori i vet Miladini apo nga dashnori i Nexhmijes Dushani apo nga te dy njëherësh, kjo nuk dihet. Në një shkrese a trakt te kohës se luftës shkruan :

 " Populli shqiptar do ta fitoje lirinë e vet ashtu sikundër populli grek, populli çekosllovak, populli maqedoni, populli kosovar" etj..Pra ne ndërgjegjen e Hoxhës, populli kosovar ishte me popullin shqiptar në të njëjtin raport që ishin dhe popujt e tjerë te Evropës, Afrikes apo Azise. Ka dhe radiograme nepermjete te cilave urdhërohen forcat partizane te divizioneve 4 dhe 5 për te shfarosur nacionalistet kosovare. "Nacionalistet kosovare e kane hak plumbin dhe litarin", shprehej në një letër, Enver Hoxha.

Pra, ndërhyrja në Kosovë është në të vërtete akti fatal i "tredhetise" se Ernest Koliqit. Hapja e shkollave ne Kosove, përben akt tradhtie ndaj mësimeve të Miladinit, Dushanit dhe PKJ dhe jo ndaj popullit siç e shet propaganda e "stallave" te kuqe. Për te njëjtën "tradhti" u persekutua për se vdekuri edhe gjeniu i kombit At Gjergj Fishta.
 

Çështja nuk është aspak e komplikuar. Është e thjeshte. Qëndrimi ndaj Jugosllavisë dhe Serbisë motër është demarkacioni. Aq me tepër sot kur siç thotë Dervish Baba i Surrelit, Evropa "nuk na do" dhe "ne do shohim punën tone" ne minishengenin me Serbinë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe

    Komentet

    Shto koment

    Denonco