E deshtëm Kosovën Xhemë

E deshtëm Kosovën Xhemë

Nga Esat Brajshori - 01/06/2020

Xhemë,
Nesër vjen 31 maji...

E unë me nyjet e gishtave
mas eshtrat që thikshëm fluturojnë në ajrin e mjegulltë tis
eshtra që kthehen e bien të thyer copa copa te këmbët e mia akull

Nesër vjen 31 maji... Xhemë
E dy duart tona të lidhura e të shtrënguara deri në asht nga dy hallka hekuri që vizllonin si teh thikash të prehura per kurban
.... nisen për diku në Serbi ...
derisa Prishtina shqiptare dremitej në gjumë
... ishte barku i asaj nate korb të zezë që kafshonte ashtin tonë mu në lulen e rinisë së hershme
Askush nuk kishte sy
Askush nuk kishte vesh
Askush nuk frymonte
Pos një djalërie shqiptare me Kosovën e lirë në zemër dhe eskadronëve të vdekjes përball ...

E deshtëm Kosovën Xhemë
E deshtëm ma shunë se veten tonë dhe vdekjen e vdisnim çdo ditë
deri sa liria të bulëzonte në gemat e pemëve
në fijet e barit
në ajrin e atdheut
në zemrat e nanave e motrave e familjeve tona që na prisnin në derë shtëpie dritë e terr ...
..............................................................................................................................................
Xhemë,
Nesër vjen 31 maji....
Data e pikëpjekjes së.të gjallëve të vdekur me të Ringjallurit që.mbollën lirinë e Kosovës
E unë me duart tua Xhemë
Ujisë kopshin e paqes së kombit
Me 31 maj në datën e Ringjalljes tënde Xhemajl Fetahaj
Xhemë ....

Foto e rrallë momenti i arrestimit i Xhemajl Fetahaj

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco