Për mosliberalizimin e vizave nuk e ka fajin BE, por Hashim Thaçi e Isa Mustafa

Për mosliberalizimin e vizave nuk e ka fajin BE, por Hashim Thaçi e Isa Mustafa

Nga Xhafer Shatri - 25/05/2020

Qytetarët e Gjeorgjisë, një shtet në mes Evropës dhe Azisë dhe me probleme tepër të mëdha, me krim të organizuar gati planetar, kanë të drejtë të udhëtojnë shlirshëm e pa viza gjithandej në BE, ndërsa Kosova, që gati gjysma e qytetarëve të saj jetojnë prej dekadash në BE, nuk e gëzon këtë drejtë!

Ky është barometri më i mirë se kush dhe si e ka qeverisur Kosovën.

Atyre që kanë mbamendje të cekët dua t'ua përkujtoj se Kosova e kishte fituar këtë drejtë para 5 vitesh, por Hashim Thaçi (besa dhe puleni i tij Isa Mustafa), kishin kërkuar që kjo të mos ndodhte pa u ratifikuar Marrëveshja për kufijtë me Malin e Zi!

Për këtë akt të lig antishtet të liderucve të Kosovës edhe sot flitet hapur nëpër zyrat e Komisionit Evropian... Këtë e pranoi ditë më parë, në njëfarë mënyre, edhe Isa Mustafa në një intervistë në RTK...

Tash mosliberalizimi do ta ketë edhe një arsye tjetër: do të përdoret si shkop që qytetarët e Kosovës ta përbijnë Marrëveshjen e ardhshme me Serbinë, ku Kosova do t'i humbë rreth 15% territorit të saj.

Një porosi për hajvanatin e Kosovës: Votojeni delmërisht Hashimin e Isën dhe pastaj shkoni e fleni dathë...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco