Rreth çështjes së Bordeve të Përkohshme (lexo: jo të Rregullta)

Rreth çështjes së Bordeve të Përkohshme (lexo: jo të Rregullta)

Nga Luan Dalipi - 03/04/2020

Qeveria Kurti është e vendosur për të ç’kapur institucionet nga nepotizmi, performanca e dobët, krimi, korrupsioni dhe mos-ndëshkueshmëria.

Kjo Qeveri, përkatësisht MEPTINIS ka inicuar një proces të skanimit të detajuar të veprimtarisë dhe mënyrës së menaxhimit të resurseve të ndërmarrjeve publike. Si rezultat i këtij procesi dhe raporteve të Auditorit janë gjetur të dhëna faktike për keqpërdorim, keqmenaxhim dhe shkelje të ligjit. Si pasojë e këtyre veprimeve përveq humbjeve gjithashtu kompanitë publike janë bërë rëndesë e buxhetit të shtetit. Vendimet që ka marrë Qeveria për të shkarkuar Bordet përbëjnë tre qëllime në vetëvete: e para, për të ndërprerë keqmenaxhimin, e dyta për ti vendosur këto ndërmarrje në binaret e rentabilitetit në të mirë të interesit publik, dhe e treta, që të kursehen me miliona euro të buxhetit publik që në të kaluarën janë keqpërdorur.

Duke pasë parasysh se jemi për një kohë kaq të shkurtër në qeveri, është konsideruar e domosdoshme që të vendosim përkohësisht Borde të Drejtorëve të cilët do të përgatisin procesin për konkurset e Bordeve të Përhershme. Përderisa gjithashtu nuk do të lejojnë keqpërdorimin e aseteve të Ndërmarrjeve Publike nga individë të papërgjegjshëm. Në këtë angazhim Qeveria Kurti ka bërë përpjekjet maksimale që të gjej profesionstët me integritet të lartë që të kryejnë ato detyra të drejtorëve të përkohshëm në Borde. Këto ndryshime në vete nuk përbëjnë kualifikimin e inidividëve për shkak të besimit të tyre politik, por me saktësi luftohet nepotizmi, performanca e dobët, lidhja e individëve me rrjetet e krimit dhe korrupsionit, dhe mbi të gjitha imuniteti i tyre kundrejt zbatimit të ligjit në vend. Prandaj, konsiderojmë se me të drejtë janë shkarkuar bordet e drejtorëve të këtyre kompanive. Kur shkarkohet bordi i një kompanie publike, Qeveria ka detyrë që sa më shpejt të emërojë një bord të përkohshëm, deri në zgjedhjen e një Bordi të rregullt, sipas procedurave ligjore.

Qeveria Kurti do i qëndroj besnik profesionalizimit të strukturave menaxhuese të ndërmarrjeve publike dhe matjen e performancës të secilit individ që ka përgjegjësinë sipas Ligjit për Menaxhimin e Ndërmarrjeve Publike.

Pavarësisht konteksti aktual politik të krijuar dhe vështirësive që janë paraqitur në zbatimin e programit qeverisës, Qeveria Kurti nuk mund të lejoj që të vazhdoj edhe më tutje degradimi dhe keqpërdorimi i aseteve të ndërmarrjeve publike. Keni parasysh që jemi duke folur për Borde të PËRKOHSHME (3-4 muajsh) me vendim qeveritar dhe jo të rregullta (4 vjeçare) me konkurs. Vlera e Bordeve të Përkohshme është e barabartë me shkarkimin e bordeve të kaluara.

Sigurisht që nëpërmjet konkursit të rregullt do të insistohet departiakizimi i anëtarëve të Bordit të Drejtorëve. Në vazhdën e kësaj, ne ju bëjmë thirrje të gjithë profesionistëve me vullnet të mirë, eksperiencë të lartë profesionale e të guximshëm, që të shprehin interesimin dhe gatishmërinë e tyre ndaj thirrjeve publike zyrtare të Qeverisë për angazhim në proceset e punësimit publik. Një kontribut i tillë do të mundësoj profesionalizimin e ndërmarrjeve publike. Angazhimi i këtij lloji do të konsiderohej si kontributi më atdhe-dashës që nga periudha e pas-luftës të vitit 1999. Qeveria Kurti krijon mjedis për krijimin e vendeve të punës dhe proces me procedura të rregullta dhe fer të vlerësimit dhe rekrutimit. Në këtë drejtim, përherë do të vlej parimi i MERITOKRACISË për aplikuesit dhe i TRANSPARENCËS për publikun dhe jo diskriminimi në baza politike.

Qeveria Kurti mirëpret bashkëbisedimin e përhershëm dhe kritikën qëllim-mirë që vie nga ana e qytetarëve, shoqëria civile, mediat si dhe nga opozita, por në këto kohë të ndjeshme kërkon nga qytetarët të mos bien pre e informacioneve që plasohen për të larguar fokusin sidomos nga menaxhimi i shkëlqyeshëm i përhapjes së pandemisë me COVID-19, dhe në anën tjetër qëllimeve të disa grupacioneve politike për të marrë fuqinë politike në mënyrë jo-kushtetuese, e që pikërisht janë ata përgjegjës për gjendjen e mjerueshme në ndërmarrjet publike, dhe jo vetëm.

Duam të ju informojmë që lajmi i sotëm për stomatologun Kujtim Shala si një nga të përzgjedhurit është i pa-vërtetë. Bëhet fjalë për një person tjetër me emrin Kujtim Shala, profesionist me aftësi dhe eksperiencë adekuate për pozitën në të cilën është angazhuar.

Për ndryshime pozitive SISTEMIKE na duhet punë e përbashkët dhe profesionistë në vendin e duhur.

Pa panikë me kujdes të shtuar

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco