Reciprociteti

Reciprociteti

Nga Liri Loshi - 01/04/2020

Për herë të parë në histori, Kosova sot fillon ta aplikojë reciprocitetin me Serbi. Kosova nuk konsiderohet shtet i pavarur nëse njëkohësisht është inferiore ndaj Serbisë, siç ka qenë deri më tash? Kjo do të thotë se Pavarësia e vërtetë për Kosovën fillon sot.

Ata që heqin reciprocitetin nesër, e heqin pavarësinë, sovranitetin. Variant tjeter nuk ka. Dhe në këtë kontekst dikush do ta mbajë emrin e heroit e dikush të tradhëtarit. Unë nuk po përmend asnjë emër, por koha do t’i emërtojë vetë, shumë shpejt.

Ne të gjithë jemi shqiptarë dhe të gjithë i themi vetes patriotë. Fatkeqësisht të gjithë mendojmë se e kemi mirë, por e vërteta është se nuk e kemi mirë të gjithë. Dhe ai që e ka keq sot, dhe bart funksion politik e shtetëror, rrezikon të ardhmen e popullit, por rrezikon edhe kredibilietin dhe të kaluarën e vet. Kjo do të thotë se dikush ka me e vra kangën e vet!

Mua s’po me intereson shumë Albini. Më shumë po me interesojnë tash ata me të cilët dikur kemi qenë bashkë në një formacion dhe kemi luftuar për një ideal. Me Albinin nuk me lidh asgjë, pos që unë veten dhe atë e shoh në anën e njëjtë sot, pra në anën e historisë sonë nacionale.

Katër komandantët liderë politikë, po i shoh në anen e kundërt të historise. Me qef që të gjithëve do t’ua ndërroja vendet me atë të Albinit. Sepse, vetëm asntu do të ndihesha fitimtar. Me Albinin s’kam bërë kurrë asnjë punë. Fitorja e shokëve të mi do të me gëzonte më shumë. Prandaj, kjo fitore politike e Albin Kurtit sa më gëzon, aq më bën të pikëlluar njëkohësisht.

Sidoqoftë, është e rëndësishme që të fitojë Kosova më shumë se sa gëzimi apo pikëllimi im.

PS. Në pyetjen e Klan Kosovës se a duhet të respektohet thirrja e Amerikës për heqjen e taksës dhe reciprocitetit, për po kanë votuar 20%, kurse për jo kanë votuar 80%.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco