Samiti i NATO-s, ABC Diario nxjerr videon: Batuta e Rutte-s për Ramën dhe reagimi i ftohtë i Trump

Samiti i NATO-s, ABC Diario nxjerr videon: Batuta e Rutte-s për Ramën dhe reagimi i ftohtë i Trump

21:35, 09/07/2026

Një moment i veçantë nga samiti i NATO-s është bërë viral pas publikimit nga media spanjolle ABC në Instagram, ku shihet sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, duke bërë një batutë për atletet e bardha të kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë fotos familjare me liderët botërorë.

Ndërsa disa prej të pranishmëve reaguan me të qeshura ndaj komentit të Rutte-s, presidenti amerikan Donald Trump qëndroi serioz dhe nuk dha asnjë reagim, duke e kthyer skenën në një nga momentet më të komentuara të samitit. Pamjet e publikuara nga ABC kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Fotoja familjare e samitit të NATO-s solli një moment sa kurioz aq edhe të sikletshëm.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tentoi të bënte shaka me Donald Trump duke i treguar atij atletet e bardha tërheqëse të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ndërsa disa liderë u përfshinë në të qeshura nga ky gjest, Trump qëndroi serioz dhe nuk reagoi, duke e kthyer këtë moment në një nga skenat më të komentuara të samitit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco