Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

18:21, 17/06/2026

Parlamenti Evropian e ka miratuar me shumicë votash raportin për Kosovën.

Në raportin e miratuar me 412 vota pro, 174 kundër dhe 58 abstenime, eurodeputetët përgëzuan angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj aplikimit të vendit për anëtarësim në BE.

Mes tjerash në të është shprehur shqetësim për siç thuhet pamundësinë e Kosovës për të formuar një legjislaturë dhe qeveri funksionale për më shumë se një vit.

“Ata kërkojnë që qeveria e Kosovës të përshpejtojë reformat që lidhen me BE-në, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, lirive themelore dhe luftës kundër korrupsionit”, thuhet mes tjerash në raport.

Teksti thekson gjithashtu se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit mbeten thelbësore për ambiciet e Kosovës për në BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco