Behluli: Qeveria e opozitës do të ishte dhurata më e madhe për Kurtin dhe VV-në

Behluli: Qeveria e opozitës do të ishte dhurata më e madhe për Kurtin dhe VV-në

13:50, 12/06/2026

Gazetari Mirlind Behluli ka vlerësuar se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka legjitimitetin më të madh për ta formuar qeverinë e re pas zgjedhjeve.

Sipas tij, Vetëvendosje ka fituar afërsisht gjysmën e deputetëve shqiptarë në Kuvend, ndërsa opozita mbetet e përbërë nga parti me orientime të ndryshme politike.

“Albin Kurti është njeriu më legjitim për ta formu qeverinë. VV-ja i ka fitu gati gjysmën e deputetëve shqiptarë”, ka shkruar Behluli.

Ai ka kundërshtuar idenë e krijimit të një qeverie nga partitë opozitare, duke e cilësuar atë si të palogjikshme politikisht.

“Opozita është heterogjene. Prandaj as nuk duhet me ekzistu si imagjinatë qeveria e opozitës”, është shprehur ai.

Behluli ka vlerësuar se një qeveri e tillë do të ishte e varur nga faktorë të tjerë politikë dhe do t’i shërbente politikisht Vetëvendosjes.

“Përveç tmerrësisht jolegjitime, me Listën Serbe si faktor kryesor, kjo qeveri do të ishte dhurata më e madhe për Kurtin dhe VV-në”, ka deklaruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco