Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i fletëvotimeve nga votimi në përfaqësi diplomatike.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, në një konferencë për media.
Votimi është zhvilluar më 6 qershor, në 30 përfaqësi diplomatike.
“Nga 27 mijë e 724 shtetas të regjistruar, kanë votuar 22 mijë e 360 prej tyre apo 82.46%”, deklaroi Elezi.
Ai bëri me dije se në QNR është duke vazhduar procesi i verifikimit i pakove të supozuara me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit me postë.
“Deri në përfundim të ditës së mërkurë, në vlerësim janë përfshirë 23 mijë e 300 pako”, tha Elezi.
Sa i përket pakove të refuzuara, Elezi tha se arsyeja më e shpështë është shkaku i mungesës së dëftesës së regjistrimit që votuesi e pranon nga KQZ.
© SYRI.net