'Dobësimi ndërkombëtar i Ramës ka ardhur gradualisht'/ Emiri: Procesi i gjatë i denoncimeve të PD po jep rezultat

'Dobësimi ndërkombëtar i Ramës ka ardhur gradualisht'/ Emiri: Procesi i gjatë i denoncimeve të PD po jep rezultat

09:22, 10/06/2026

Aktorja dhe aktivistja për mbrojtjen e Teatrit, Juli Emiri, e ftuar në studion e emisionit “Kafe Shqeto”, komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur te politika e jashtme e kryeministrit Edi Rama, protestat e fundit dhe perceptimi ndërkombëtar ndaj qeverisë shqiptare.

Sipas Emirit, një pjesë e suksesit që i është atribuar Ramës në politikën e jashtme lidhet me faktin se Shqipëria ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe me qasjen e tij jo tradicionale në marrëdhëniet me partnerët e huaj.

Megjithatë, ajo vlerësoi se kryeministri e trajton politikën e jashtme me të njëjtën logjikë pragmatiste që përdor edhe në politikën e brendshme.

Duke folur për protestat, ajo tha se nuk dëshiron të hyjë në teori apo spekulime mbi organizatorët apo mbështetësit e tyre, duke e konsideruar situatën ende të nxehtë. Sipas saj, ngjarjet e fundit përbëjnë “pikën që derdhi kupën”, pas katër mandateve qeverisëse të Edi Ramës.

Emiri theksoi se dobësimi i pozitës ndërkombëtare të kryeministrit nuk ka ardhur papritur, por si rezultat i një procesi të gjatë.

Aktorja vlerësoi se opozita, veçanërisht Partia Demokratike, ka luajtur rol në këtë proces përmes denoncimeve në institucionet europiane dhe ndërkombëtare, duke përmendur rezolutat dhe raportet që lidhen me zgjedhjet në Shqipëri.

Sipas Emirit, shumë prej problematikave të ngritura fillimisht janë konsideruar të pabesueshme nga ndërkombëtarët, por me kalimin e kohës dhe përballë fakteve të përsëritura, perceptimi ka ndryshuar.

Emiri:

Se e mbajnë dhe për kështu politikan të jashtëm të suksesshëm meqë Shqipëria ka rënë në sy ndërkohë për tërë të jashtëm dhe ka luajtur pak me këtë jotradicionalen, jo këtë snobizmin që po fliste dhe Nikola.

Ky e trajton dhe politikën e jashtme ashtu siç trajton atë të brendshme, domethënë mendon edhe kur flet me ata gazetarët e huaj që ishte dje, edhe me shtetet edhe fuqitë më të mëdha në botë i trajton kështu sikur po trajton qytetet e Shqipërisë ose këto ë investitorët strategjikë të Shqipërisë, domethënë që i i prag... me një pragmatizëm që sot jam aleat me ty, nesër me këtë tjetrin, s'ka gjë ti të jap këtë, atij i jap atë, dhe harron që ka dashur të bëhet aleat me të gjithë...

Jo çfarë do ti të jap unë. Në këtë kuptim. Kështu e bën politikën e jashtme Rama, çfarë do ti ndonjë gjë, hajde ma thuaj edhe... dhe harron që vjen në një moment ku ato përplasen, edhe në qoftë se ë ti do t'i kënaqësh të gjithë, aty nuk mund t'i kënaqësh të gjithë dhe përplasen interesat e fuqive me njëra tjetrën. Dhe në një pikë ato do të shpërthejnë...

Kjo është një variant, po unë nuk dua të flas për konspiracion tani, ngaqë situata me protestën është shumë e nxehtë, e kam një mendim, por nuk dua që ta artikuloj këtë temë sepse nuk dua që të merremi me këtë që kush është mbrapa protestës apo...

Dhe ishte pika që derdhi kupën e mbushur tejskajshëm nga katër mandatet e Edi Ramës. Por flas dobësimin ndërkombëtar, se sigurisht këtu njerëzit janë tërhequr zvarrë dhe më përpara dhe s'ka bërë lajm.

Unë mendoj që dobësimi ndërkombëtar ka ardhur gradualisht, edhe nga gafat që ky ka bërë njëra pas tjetrës se kjo që thashë që përplaset, sot kam interes te ky, s'ka gjë se dje kam qenë aleat me këtë, sot shkoj te ky tjetri...

Po mendoj që është edhe një proces shumë gradual i denoncimeve që janë bërë, i komunikimeve qoftë edhe nga Partia Demokratike, ka bërë pavarësisht se njerëzit thonë çfarë po bën, po denoncimet që ka bërë në, qoftë në Europë, qoftë ato rezolutat,  janë të gjitha... për zgjedhjet, ai libri i zgjedhjeve, janë të gjitha, janë bërë hap pas hapi dhe ato diku ndërkombëtarët po ta krahasosh me ndërkombëtarët para disa viteve, nuk e besonin kur tregoheshin. I kemi parë dhe nëpër intervista apo në raporte. Se janë dhe të pabesueshme me thënë të drejtën, jemi një shtet absurd...

E di vetë, një i huaj që dëgjon disa gjëra, është shumë e pabesueshme. Dhe tani ata kanë kthyer, dhe ky është një proces i denoncimeve të vazhdueshme, sepse po ta ngresh zërin, dikur dikur do dëgjohesh. Nuk kanë ku të shkojnë sepse janë të vërteta, janë fakte që janë thënë, nuk është se janë thënë... kështu që unë mendoj që është një proces gradual shumë i natyrshëm që tani ka ardhur, po ndihen frytet e gjithë luftës që është bërë për të thënë të vërtetën... 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco