Liderët institucionaë dhe ata politikë të Kosovës votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme nacionale.
U.d. e Presidentes së Republikës, Albulena Haxhiu, do të votojë në orën 10:30 në SHFMU “Meto Bajraktari” në Prishtinë.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të votojë në orën 09:30 në Fakultetin Juridik në Prishtinë.
Kandidatja e LDK-së për Presidente dhe ish kryetarja e shtetit, Vjosa Osmani Sadriu, do të votojë në orën 09:30 në SHFMU “Shkëndija” në Hajvali.
PDK ende nuk ka dërguar një njoftim zyrtar se ky do të votojë kandidati i saj për kryeministër, Bedri Hamza.
Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, do të votojë në orën 10:30 në Shkollën Fillore “Faik Konica”.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, do të votojë në Gjakovë, në shkollën “Fehmi Agani”, në orën 10:00.
Kryetari i Nderit i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të votojë në Gllogjan, në shkollën “Heronjtë e Dukagjinit”, në orën 09:00.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri Glauk Konjufca do të votojë në orën 11:00 në Fakultetin Juridik në Prishtinë.
Kryetari i KQZ_së, Kreshnik Radoniqi voton në orën 7 në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.
© SYRI.net