Përmes një postimi në platformën “X”, Costa theksoi se vizita e tij synon të përcjellë një mesazh të qartë për rajonin, duke nënvizuar se angazhimi i Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë dhe se perspektiva e zgjerimit është konkrete.
“Këtë javë do të vizitoj gjashtë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor.
Vizita ime në rajon dërgon një sinjal të qartë: Angazhimi ynë ndaj Ballkanit Perëndimor është real, ashtu siç është reale edhe mundësia për zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Momenti është i favorshëm. Tani është koha për të dhënë rezultate”, ka shkruar Costa në “X”.
© SYRI.net