Rienergjizim në PD/ Bajaziti: Rama përgjegjës për krizën, Kuvendi nis projektin e ripërtëritjes së partisë

Rienergjizim në PD/ Bajaziti: Rama përgjegjës për krizën, Kuvendi nis projektin e ripërtëritjes së partisë

11:43, 30/05/2026

Erisa Bajaziti pedagoge në Bruksel, gjatë fjalës së saj hyrëse në Kuvendin Kombëtar të PD-së u shpreh se ky Kuvend vjen në një moment të rëndësishëm për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë, e cila ndodhet në një udhëkryq të vështirë politik dhe institucional.

Ajo theksoi se vendi përballet me mungesë zgjedhjesh të lira, dobësim të institucioneve dhe problematika serioze të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Bajaziti u shpreh se përgjegjës për këtë situatë është kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se Partia Demokratike përfaqëson shpresën për një zgjidhje dhe për një transformim europian të vendit.

Ajo bëri thirrje për bashkim të intelektualëve, të rinjve, grave dhe diasporës shqiptare, duke theksuar se ky Kuvend duhet të shërbejë si nisje e projektit të ripërtëritjes së PD-së dhe hapjes së saj ndaj çdo zëri.

Fjala e saj:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike,
Të nderuar miq dhe partnerë ndërkombëtarë që na keni nderuar me prezencën tuaj,
Të nderuar të ftuar dhe kontribuues ndër vite të Partisë Demokratike,
Të nderuar kryetarë të partive tona aleate,
I nderuar kryetar i Partisë Demokratike, Profesor Doktor Sali Berisha,

Unë, Erisa Bajaziti, kam nderin dhe privilegjin që, si grua dhe përfaqësuese e diasporës, të deklaroj në emër të kryetarit të Partisë Demokratike, hapjen e punimeve të Kuvendit Kombëtar. Ky Kuvend vjen në një moment të rëndësishëm për Partinë Demokratike, por mbi të gjitha për Shqipërinë. Kurrë në historinë 36-vjeçare të demokracisë në vend, Shqipëria nuk ka pasur kaq shumë nevojë për Partinë Demokratike. Kaq shumë nevojë për njerëz të lirë. Kaq shumë nevojë për secilin prej jush.

Vendi ndodhet në udhëkryq prej kohësh: pa zgjedhje të lira, pa institucione të forta, me krimin e organizuar që ka depërtuar në institucione dhe në ekonomi, dhe me korrupsion të shtrirë në çdo qelizë. Për këtë ka një përgjegjës: Edi Rama. Por lajmi i mirë që dua të përcjell nga ky Kuvend për çdo qytetar shqiptar është se ka shpresë për zgjidhje, dhe kjo shpresë është Partia Demokratike e Shqipërisë. Le të shërbejë ky Kuvend si pikënisje e një transformimi të thellë të Partisë Demokratike, që do të na çojë të gjithë bashkë, krah për krah me çdo shqiptar, drejt transformimit europian të Shqipërisë.

Prandaj, sot është momenti që nga ky Kuvend t'i bëj thirrje: çdo intelektuali që e do Shqipërinë e zhvilluar, le të bëhemi të gjithë bashkë për Shqipërinë. I bëj thirrje çdo gruaje dhe vajze që dëshiron të ndërtojë një familje të fortë dhe të jetojë në mirëqenie në Shqipëri, le të bëhemi të gjithë bashkë për Shqipërinë. I bëj thirrje çdo të riu dhe të reje që dëshiron të studiojë dhe të punojë në vendin e vet, le të bëhemi të gjithë bashkë për Shqipërinë. I bëj thirrje çdo bashkëqytetari që, si unë, jeton jashtë vendit, por mendjen dhe zemrën i ka çdo ditë në atdheun e tij, le të bëhemi të gjithë bashkë për Shqipërinë.

Të nisim sot, të gjithë bashkë, projektin e ripërtëritjes së Partisë Demokratike dhe transformimit të saj, duke deklaruar njëzëri se Partia Demokratike mbetet e hapur për çdo zë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco