Kush janë kandidatët me aktakuza aktive sipas raportit të IKD-së

Kush janë kandidatët me aktakuza aktive sipas raportit të IKD-së

13:31, 29/05/2026

Për këto zgjedhje të parakohshme janë certifikuar gjithsej 902 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 21 subjekte politike.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në raportin “Integriteti i listave zgjedhore-Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 7 qershor 2026” ka gjetur se nga 902 kandidatë, 25 prej tyre janë të përfshirë në raste penale. Pra kanë aktakuza aktive apo kanë pasur dënime në të kaluarën.

Sipas të dhënave të analizuara nga monitorimi, të cilin e prezantoi hulumtuesi i lartë, Gzim Shala, tha se IKD ka arritur të gjej se 15 kandidatë për deputetë kanë aktakuza aktive për vepra të ndryshme penale.

Në vijim, në formë tabelare janë paraqitur se cilët janë këta kandidatë dhe për çfarë veprash penale janë duke u akuzuar.

Image
IKD konsideron se personat e përfshirë në raste penale nuk duhet të jenë pjesë e listave zgjedhore dhe as bartës të funksioneve të rëndësishme publike.

Me këtë nuk nënkuptohet se këtyre personave ligjërisht u ndalohet që të jenë kandidatë për tu zgjedhur deputetë. Kjo për shkak se me miratimin e Ligjit Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, është përcaktuar standardi ligjor për kufizimin e të drejtës për kandidim. Sipas këtij ligji, një person nuk mund të kandidojë për deputet nëse në tri (3) vitet e fundit është dënuar me vendim të formës së prerë me një (1) vit apo më shumë burgim efektiv.

Megjithatë, përtej këtij kufizimi ligjor, IKD vlerëson se subjektet politike duhet të aplikojnë standarde më të larta të integritetit gjatë hartimit të listave zgjedhore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco