Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, për FrontOnline ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 2 milionë eurove për subvencionimin e biletave të aviacionit për diasporën, duke e cilësuar këtë si përpjekje për përfitime politike para zgjedhjeve.
Humolli deklaroi se diaspora nuk mund të manipulohet nga partitë politike dhe se ajo e sheh situatën në Kosovë nga një këndvështrim tjetër krahasuar me qytetarët që jetojnë në vend.
“Diaspora nuk është e asnjë partie dhe nuk mundet me u manipulu dhe madje diaspora i sheh nga një kënd tjetër se sa ne këtu, por mënyra se si po i menaxhon Qeveria paratë, e kam përshtypjen se po e ndien rrezikun se qytetarët s’kanë me i votu dhe tash po mundohen në mënyra të ndryshme me i stimulu në favor të interesit partiak. Kjo nuk është e rastësishme dhe po të i dilnin votat LVV siç po pretendon nuk do i bënte këto”, ka deklaruar Humolli për FrontOnline.
© SYRI.net