E rëndë: Theret për vdekje një 37 vjeçar në Mitrovicë të Jugut

E rëndë: Theret për vdekje një 37 vjeçar në Mitrovicë të Jugut

09:52, 28/05/2026

Me datë 27.05.2026, rreth orës 22:00, policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal Mitrovicë Jugu gjendet një person i lënduar nga një mjet i mprehtë (thikë).

Nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima mashkull, i moshës 37 vjeç si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën.

Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me rastin.

Gjithashtu në këtë rast ishte lënduar edhe një person tjetër me mjet të mprehtë nga i dyshuari i njëjtë.

Personi i lënduar pas tretmanit të pranuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dhe sipas informatave të pranuara nga stafi mjekësor, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Me urdhër të prokurorit të te krimeve të rënda, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar e gjithashtu është sekuestruar mjeti i mprehtë (thika) me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.

Me aktvendim te prokurorit, të dyshuarit mashkull i moshës 31 vjeç, i është caktuar masa e ndalimit policore prej 48 orësh ndërsa njësitet kompetente policore do të vazhdojnë me hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco